Politika

Lindita Nikolla padit Ben Blushin për shpifje

Lindita Nikolla padit Ben Blushin. Lajmi u konfirmua nga ish-ministrja e Arsimit, e cila thotë se e ka paditur kreun e Libras për shpifje.
“U bë e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën politike, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokriteti”, shkruan Nikolla në statusin e saj në rrjetet sociale, duke vijuar më tej me akuza ndaj ish-deputetit socialist, të cilin e quan një “karrierist të llastuar nga jeta”.
Tre herë u bë ministër dhe tre herë u largua nga detyra pasi bëri thagma korruptive, shkruan ministrja e Arsimit. Ajo e quan atë një personazh të pangopur, i cili pasi nuk iu realizuan nderet që kërkonte për vende pune apo zyra në Elbasan, filloi mllefin kundër Edi Ramës dhe ministrave të tij. Nikolla shprehet e vendosur për t’i shkuar deri në fund me rrugë gjyqësore, derisa e vërteta të dalë në pah.
Ndër të tjera, ajo e akuzon Ben Blushin si ministrin e Arsimit që përfitoi nga tenderat duke shkurtuar bangat e shkollës e që si pasojë nuk mund të jetë kurrsesi një destinacion i votuesve që nuk e njohin.
“Ka bërë partinë e vogël fitimprurese të radhës, duke premtuar Republiken e Re edhe ky farë burri pa din e iman që meriton jo vota, por vetëm gjoba për shpifjet e tij për shkak të detyrës. Demaskimi i këtij paraziti ekzemplar të jetës publike, është një detyrim ndaj gjithë atyre qytetarëve që njësoj si ne, kur nuk e njihnim se çfarë marifetçiu i paskrupullt ishte, mund të bien pre e shpellës së errët të gojës së tij të ligë”, përfundon statusi i Nikollës.
Ky reagim i saj vjen pas akuzave të Blushit se Nikolla shiste certifikatat me lekë, akuza të cilat ai jo pak herë ia ka drejtuar asaj gjatë kohës që ishte ministre nga foltorja e Parlamentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button