Lirohet Aleksandar Jabllanoviq
Është liruar Aleksandar Jabllanoviq, kryetari i subjektit të ri politik serb Partia e Serbëve të Kosovës (PSK), pasi është arrestuar mbrëmë.
Ai së bashku me gruan e tij janë arrestuar të dielën në mbrëmje në Leposaviq, transmeton Klan Kosova.
Lajmin e bëri të ditur mbrëmë shefi Rajonal i Operacioneve nga Policia e Kosovës, Jelko Bojiq
Bojiq ka thënë për Radio Kim se ka ndodhur një incident në veri, në të cilin kanë qenë të përfshirë Jabllanoviq dhe gruaja e tij dhe më pas ka ndërhyrë policia e Kosovës që i ka arrestuar ata.
Ai tutje nuk ka treguar se për çfarë incidenti bëhet fjalë, por tha mbrëmë se hetimet janë duke vazhduar, transmeton Klan Kosova.
Jabllanoviq thuhet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se çiftit i është konfiskuar edhe një pistoletë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.