☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.10 ▼0.2%
ARI 4,836 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,660 ▼ -1.3% ETH $2,312 ▼ -2.82% XRP $1.3515 ▼ -1.27% SOL $82.7000 ▼ -3.8%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.10 ▼0.2 % ARI 4,836 ▼0.3 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.10 ▼0.2 % ARI 4,836 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Lista e votuesve kalon në “sitën” e 3 kompanive IT-je

Pas vendimit të partive të koalicionit qeverisës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill, e sidomos mes shqetësimeve se opozita mund ta bojkotojë këtë proces, 3 ekipe të veçanta në Maqedoni, ku përfshihen edhe ekspertë të IT-së, do të verifikojnë imtësisht të dhënat e zgjedhësve për të përcaktuar saktë kush është gjallë e kush është ende në vend, në mënyrë që të shihet nëse plotësojnë kushtet për të votuar.

Dy ekipe do të drejtohen nga kompani kompetente lokale IT-je dhe njëra nga një kompani ndërkombëtare, sqaroi kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Cicakovski.

Gjithmonë duke cituar zyrtarin në fjalë, agjencia investigative “BIRN” thotë se, të dhënat e zgjedhësve do të merren nga regjistra të ndryshëm institucionalë, nisur nga ai i Bankës Qendrore, Fondit të Shëndetit, Agjencia e Punësimit, Agjencia Kadastrale, Zyra e të Ardhurave Publike, e të tjera.

Megjithatë, socialdemokratët në opozitë i konsiderojnë të tilla masa si “të pamjaftueshme” e këmbëngulin për një kontroll më të plotë e gjithëpërfshirës të votuesve. Pretendimi i tyre është të shkohet “derë më derë”.

Mënyra sesi do të kryhen kontrollet në terren do të përcaktojë në masë të madhe, nëse LSDM-ja do të marrë pjesë në zgjedhje, apo do të vendosë ta bojkotojë procesin.

Menjëherë pas vendimit të partnerëve të koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE dhe BDI, për të mos lejuar shtyrjen e zgjedhjeve të 24 prillit, Parlamenti i Maqedonisë miratoi  dorëheqjen e kryeministrit, Nikola Gruevski, 100 ditë para votimeve. Dorëheqja e tij erdhi si pasojë e skandalit të përgjimeve, të bërë publik nga opozita maqedonase në fillim të vitit të kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.