☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,963 ▲1.11%
DOW 48,530 ▲0.65%
NASDAQ 23,608 ▲1.83%
NAFTA 91.58 ▼7.57%
ARI 4,867 ▲2.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,289 ▲ +2.27% ETH $2,318 ▲ +3.55% XRP $1.3575 ▲ +0.99% SOL $84.0600 ▲ +0.8%
S&P 500 6,963 ▲1.11 % DOW 48,530 ▲0.65 % NASDAQ 23,608 ▲1.83 % NAFTA 91.58 ▼7.57 % ARI 4,867 ▲2.08 % S&P 500 6,963 ▲1.11 % DOW 48,530 ▲0.65 % NASDAQ 23,608 ▲1.83 % NAFTA 91.58 ▼7.57 % ARI 4,867 ▲2.08 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Lista Serbe: Specialja është zvarritur për çështje politike

Deputetët e partisë tretë në koalicionin qeverisës, Listës Serbe, kanë bërë të ditur se votimi për formimin e Gjykatës Speciale, ishte i pamundur si pasojë e mungesës së materialeve.

Sllavko Simiq, deputet i Listës Serbe ka thënë se përfaqësuesit e kësaj partie do ta votojnë këtë gjykatë në momentin kur të bëhet kjo e mundur.

Ai ka fajësuar disa nga faktorët politikë në Kosovës, të cilët, siç ka thënë, e kanë zvarritur themelimin e kësaj gjykate.

“Para së gjithash, atë që të gjithë duhet ta dinë është se themelimi i Gjykatës Speciale është një obligim ndërkombëtar i Kosovës e cila po shtyhet për një kohë të gjatë, dhe mendoj se kjo po bëhet për disa arsye politike”.

“Por ajo që është me rëndësi në këto momente, është se ky Kuvend ka mjaftueshëm vota për t’i votuar ndryshimet e kërkuar për të themeluar Gjykatën Speciale. Ajo çfarë ka ndodhur sot mendoj se ka qenë e pritur, pasi që shumica nuk kanë pasur material për seancën e sotme e as projektligjin për Gjykatën Speciale”, tha ai.

“Lista Serbe do të përkrah këtë projektligj, pasi që vlerësojnë se duhet të sqarohen shumë gjëra që kanë ndodhur në atë periudhë (1998-2000).

I pyetur për Forcat e Armatosura, deputeti i kësaj partie ka thënë se ende nuk kanë një qëndrim, pasi që, sipas tij, ende nuk e kanë parë projektligjin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.