Kosova
Live nga Kuvendi: “Shkarkohet” Brovina, seanca udhëhiqet nga Milka Vulic
- Teuta Rugova nga LDK vazhdon seancën e Kuvendit të Kosovës.Me 82 vota për votohet mocioni. Në bazë të nenit 9.2 të rregullores së Kuvendit, seancën e udhëheq deputetja tjetër më vjetër Milka Vulic.
- Në sallë mungojnë deputetët e PDK-së. Brenda janë 82 deputetë. Rugova kërkoi votimin për mocionin e zëvendësimit të kryesueses së kësaj seance konstituive, Flora Brovinës nga PDK.
- 1:32 pmNë ndërkohë, në sallë kanë hyrë edhe deputetët e pakicave tjera në Kosovë.
- 1:15 pmDeputetët e koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje, si dhe dhjetë deputetë të komunitetit serb, për momentin gjenden në sallën e Kuvendit.
- 1:06 pmBrovina tha atë që i sugjeroi Grabovci: Jemi në procesin e votimit por ju po dilni
- 12:57 pmJanë kthyer edhe deputetët e PDK-së në sallën e Kuvendit, ku lideri Hashim Thaçi ka bërë edhe një konsultë me Flora Brovinën.
- 12:55 pmKryesuesja e seancës, Flora Brovina, u bënë thirrje deputetëve që të kthehen në sallë.
“Pauza mbaroi, ftoj të gjithë deputetët të kthehen në sallë”, tha ajo. - 12:50 pmPërfaqësuesit e partive politike LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje janë duke nënshkruar në një listë me emrat, në të cilën po presupozohet se janë duke kërkuar një mocion për largimin e Flora Brovinës, si udhëheqse e seancës së Kuvendit të Kosovës.
- 12:33 pmNënkryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se ende nuk dihet nëse çështja e kryetarit të Kuvendit, nga ana e PDK-së do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ta shohim çfarë po ndodh, se a do të shkojmë në Kushtetuese”, ka qenë përgjigja e shkurt e Kuçit për Telegrafin. - 12:21 pmNdërkohë përfaqësuesit e koalicionit LDK-AAK-NISMA si dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë “rrethuar” kryesuesen e seancës, Flora Brovina.
Besohet se ata janë duke tentuar të bindin atë që të vazhdojë seancën.
Gjithashtu “në mbrojtje” të Brovinës, është afruar edhe deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj. - 12:20 pmVjosa Osmani nga LDK kërkon që të respektohet neni 67 i Kushtetutës, që përcakton që grupi më i madh parlamentar e propozon kryetarin e Kuvendit.
- “Kryesia tashmë e ka konfirmuar cili është ai grup i madh parlamentar, po ashtu e konfirmon edhe rregullorja dhe çdo dokument i aplikueshëm në Kosovë. Në bazë të kësaj ne presim që kryesuesja e kësaj mbledhjeje ta respektojë këtë regjim juridik në Kosovë dhe t’ia jep fjalën grupit parlamentar LDK-AAK-NISMA për ta propozuar kryetarin. Ne, siç e dini, e kemi kandidatin tonë i cili është Isa Mustafa e për këtë shpresojmë që pas propozimit ta merr edhe përkrahjen e Kuvendit. Në të kundërtën, ne do të shfrytëzojmë çdo mjet juridik funksional për ta kundërshtuar këtë vendim antikushtetues”, ka thënë ajo.
- 12:03 pmTeuta Rugova ka bërë një konsultim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Pas kësaj, ajo është kthyer në vendin e bashkëkryesueses së seancës ku gjithashtu ka bërë edhe një konsultim me udhëheqësen Flora Brovina.
- 11:55 amFlora Brovina insiston në konsultimet e kryetarëve të partive politike. Kjo, nga zërat në sallë, refuzohet nga grupi LDK-AAK-Nisma.
- 11:55 amDeputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar nga Flora Brovina që ose të vazhdojë seancën ose t’ia lejojë Teuta Rugovës të bëjë një gjë të tillë. “Mos na detyro të ta marrim fjalën me zor”, i ka thënë Zemaj.
- Paraprakisht, një “selam” nga jashtë sallës së Kuvendit, kryesueses së seancës, i ka ardhur edhe nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo është future në sallë “I ka folur diçka në vesh” Brovinës dhe përsëri është larguar. - 11:48 am“Nuk e kam dëshiruar këtë pozitë”, thotë Brovina duke debatuar me Vjosa Osmanin. “Dua patjetër pauzë. Pauzë deri në ora 1:00”, ka thënë ajo.
- 11:43 amVazhdojnë debatet. Zërat dëgjohen vetëm nga ulëset. Brovina thotë: nuk kemi kaluar te çështja e katërt.
- “PDK ka kërkuar që çështja të shkojë në Kushtetuese”, thotë ajo. “Dua konsultime”.
- 11:43 amDeputetë e LDK-së po kërkojnë nga kryesuesja Flora Brovina që nëse është e gatshme të udhëheq seancën, le ta udhëheq. Në të kundërtën t’ia lejojë Teuta Rugovës që të bëjë një gjë të tillë.
- 11:38 amTeuta Rugova, deputetja më e re Kuvendit të Kosovës, nga LDK, ka marrë fjalën.Por, Brovina me anëtarët e PDK-së ka lëshuar sallën, për t’u kthyer pas disa minutave.
- “Seanca vazhdon kur t’ju thërras”, tha ajo.
- “Në përputhje me nenin 9.2 lus Sekretarinë e Kuvendit fton deputetin më të vjetër që të udhëheq seancën”, ka thënë ajo.
- 11:34 amNdërkohë, deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
- 11:33 amLDK-ja insiston se nuk duhet të ndërpritet seanca ndërkaq përfaqësues të PDK-së kanë kërkuar nga kryesuesja e seancës që të përfundojë seancën.
- Gjithashtu bëhet e ditur se përfaqësuesit e PDK-së, Hajredin Kuçi dhe ai i LDK-së, Kujtim Shala, kanë shkëmbyer “sharje”.
- 11:32 amVjosa Osmani ka kërkuar që grupi parlamentar LDK-AAK-NISMA të propozojë kandidatin e vetë për kryetar të Kuvendit, Isa Mustafa.Ajo ka thënë se “kryesuesi nuk ka kompetenca për miratimin e grupeve të reja parlamentare.
- Një kërkesë e tillë është refuzuar nga kryesuesja e seancës, Flora Brovina.
- 11:28 amBrovina ia dha fjalën Hajredin Kuçit, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
- “Sot kemi një dilemë: dilema në legjitimitetin demokratik. PDK mendon se kontesti lind kur të dy palët kanë të drejtë dhe të dy palët mendojnë ashtu. Por, kemi institucionet që tregojnë se kush ka të drejtë. Paraprakisht ju them se PDK insiston nga partitë në Kuvend që të kemi konsesus. Nëse nuk arrihet kjo, sot do të dërgohet çështja në Kushtetuese”.
- 11:27 amKryesuesja e seancës së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, nuk ka vazhduar me pikën e tretë të paraparë për seancën e Kuvendit, duke theksuar se ajo nuk është në kompetencat e kryesueses dhe kjo pikë do të trajtohet pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit që parashihet me pikën katër të rendit të ditës.
Pika e tretë e rendit të ditës kishte të bënte me ndarjen e grupeve parlamentare të Kosovës. - 11:24 am“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane. Betohem”, është betimi që dhanë deputetët.
- 11:20 amRaporti i Komisionit miratohet me 117 vota për.
- 11:15 amFlora Brovina ftoi kryesuesin për verifikimin e mandateve, Memli Krasniqit, që të paraqitet me raportin e Komisionit.Komisioni me një votë kundër dhe një abstenim konstatoi:Të pranishëm janë 120 deputetë, Komisioni rekomandon të bëjë verifikimin e mandatit dhe të vazhdojë agjendën sipas procedurave të parapara.“Nuk kam mandat me zhvillu debat”, thotë ajo. “Konstatoi që me 44 për dhe të tjerët as kundër, nuk kryhet verifikimi i mandateve”.
- Brovina fton kryetarët e partive politike për konsultë. /Telegrafi/
- Brovina prapë ndalon diskutimet, kërkon votimin për verifikimin e mandateve.
- Janë certifikuar 120 deputetë. Koalicioni PDK-PD-LB-PSHDK-PK ka 37 deputetë; LDK 30; LVV 16
Dhe AAK 11. - Komisioni i përkohshëm i verifikimit të kuorumit dhe të mandateve, shqyrtoi vendimin e KQZ-së, datë korrik 2014, për certifikimin e mandateve, si dhe listën e deputetëve të regjistruar në kuvendin e Kosovës
- 10:55 amVjosa Osmani nga LDK ka thënë se gjatë seancës, ndonëse kryesuesja fillimisht nuk ua ka dhënë fjalën, ajo ka shfrytëzuar rastin që më vonë të shpreh shqetësimin rreth uljes së deputetëvë në sallën e Kuvendit të Kosovës.Duke komentuar mos daljen e deputetëve nga salla gjatë kohës së pauzës, Osmani ka vlerësuar se me këtë ata dëshmojnë se ndjekin logjikën e uzurpuesit.
“Presim që Flora Brovina, për LDK-AAK-NISMA të ofrojë mundësinë e propozimit të kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Osmani.
Sa i përket raporteve të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Osmani ka thënë se ende nuk ka marrëveshje. - “Që nga seanca e ardhshme kemi kërkuar që të përmirësohet kjo gjë”, ka thënë Osmani.
- 10:39 amNdonëse kryesuesja e seancës, pas formimit të Komisionit për verifikimin e mandateve, ka dhënë një pauzë, deputetë e PDK-së, shumica prej tyre kanë qëndruar brenda në sallën e Kuvendit.
- 10:30 amMe asnjë votë kundër, themelohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve.
- 10:26 amVjosa Osmani nga LDK dhe Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje kanë ngritur shqetësimin për siç kanë thënë ata “shkeljen e vendimit të Kryesisë”, rreth ulsëve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
- 10:24 amLëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Visar Ymeri ka propzuar Albulena Haxhiun për komision për verifikimin e mandatit të deputetëve.
- 10:24 amEdhe partitë e minoriteteve kanë propozuar përfaqësuesit e tyre për komisionin e verifikimit të deputetëve.
- 10:23 amNë emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka propozuar Memli Krasniqin përfaqësues për komisionin për verifikimin e mandatit të deputetëve.Ajo ka thënë se ai do të jetë përfaqësues i koalicionit LDK-AAK-NISMA.
- Ndërkaq, Vjosa Osmani, ka propozuar Armend Zemaj për përfaqësues të komisionit.
- 10:20 amFillojnë propozimet për Formimin e Komisionit të përkohshëm për verfikimin e mandatit të deputetëve:
- 10:14 amVjosa Osmani e LDK-së ka kërkuar faljen nga kryesuesja Brovina, por ajo nuk ia jep fjalën.
- 10:13 amEdhe Teuta Rugova, si deputetja më e re e këtij legjislacioni, “në ndihmë” të Flora Brovinës në seancën inauguruese të Kuvendit të Kosovës.
- 10:12 amFlora Brovina, fillon séance me fjalën hyrëse duke kërkuar qetësi dhe komunikim ndërmjet veti.
- 10:11 amGjithashtu, në seancën inauguruese të legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës, ka arritur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Po ashtu edhe kryesuesja e seancës, Flora Brovina, është ulur në vendin e kryesuesit të seancës. - 10:07 amTanimë në sallën e Kuvendit të Kosovës është futur edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi.
- 10:06 amNë anën e djathtë, në rendin e parë janë të ulur Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Vjosa Osmani dhe Sabri Hamiti.
- Ndërkaq, deputetët e Vetëvendosjes janë ulur në anën e majtë të sallës.
- 10:01 amNë orën 10:00 duhet të fillojë seanca konstituive. Deri më tani nuk raportohet të ketë ndonjë problem në Kuvend.Deputetët e LDK-së kanë zënë vendet pikërisht aty ku kanë qenë edhe në legjislaturën e kaluar.
- Deri tani në sallën e Kuvendit janë vetëm disa deputetë të PDK-së. Gjithashtu janë duke hyrë edhe disa deputetë të LDK-së, si dhe kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.