Lively dhe Reynolds mirëpresin fëmijën e parë
Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
Kështu raportojnë portalet amerikane, sipas të cilave ylli i serialit “Gossip Girl” lindi në shtëpinë e tyre në Bedford të Nju Jorkut, fare pak përpara ndërrimit të viteve.
Sipas thashethemeve, vogëlushi ka lindur pak para kohe, por nëna dhe fëmija janë të dy shëndoshë e mirë.
Për momentin detajet janë të pakëta dhe ende nuk dihet nëse Ryan dhe Blake janë bërë prindër të një vajze apo djali. Një përfaqësues i çiftit pritet të prononcohet së shpejti për mediat.
Ky është fëmija e parë për Lively, 27 dhe Reynolds, 38 vjeç, të cilët u martuan në mënyrë sekrete në vitin 2012. Aktorja dhe modelja njoftoi shtatëzëninë e saj në tetor, në faqen e saj të internetit Preserve.