☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,034 ▼ -2.83% ETH $2,196 ▼ -2.82% XRP $1.3310 ▼ -1.71% SOL $81.9400 ▼ -3.41%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Lobimi rus: Topalli sulmon Bashën: Deklaro se ku i gjete paratë për të lobuar në SHBA!

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, ka folur për radio Shkodra ne lidhje me lobimet që Lulzim Basha ka bërë në SHBA. Topalli shprehet se kreu i demokratëve duhet të shpjegojë burimet se si pagoi një shumë të madhe parash para zgjedhje të 25 qershorit.

Sipas saj, Basha e ka detyrim ndaj demokratëve që të jetë transparentë në gjithçka që ka lidhje me PD, duke theksuar se kyredemokrati nuk e ka diskutuar këtë vendim në kryesinë e partisë së tij.

“Të deklarohet burimi i të ardhurave për paratë që kanë kaluar në firma lobimi offshore. Nuk ka sqaruar asgjë. Basha ka shtuar konfuzionet dhe paqartësitë për kanalet në të cilat kanë kaluar paratë. PD nuk mund të mbajë kosto tjetër dhe akuza kur flasin për para në offshore.

Një gjë është themelore, ai duhet të sqarojë, ai ia ka borxh PD-së të sarojë. Ai ka lëvizur para, në atë kohë që kam qenë në grup parlamentar. Por në kryesinë e PD nuk ka pasur vendim për këtë gjë.

Vendimet për lëvizjen e parave nuk janë marrë si vendime të forumeve të Partisë Demokratike. Janë vendime private të z.Basha. Ndryshe i paraqet shifrat në deklaratë dhe ndryshe thotë Lulzim Basha, për para që nuk ua dimë burimin, nuk ua dimë kanalet”, u shpreh Topalli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.