☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,467 ▼0.43%
NASDAQ 21,861 ▼0.62%
NAFTA 114.52 ▲1.88%
ARI 4,692 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,299 ▼ -1.42% ETH $2,082 ▼ -1.96% XRP $1.2999 ▼ -2.63% SOL $78.8800 ▼ -2.92%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Lojërat Olimpike, Rousseff nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes në Rio

Presidentja e pezulluar braziliane, Dilma Rousseff ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Rio de Janeiros, për shkak se nuk dëshiron të ketë një pozicion dytësor në stadiumin “Maracana”.

Një zëdhënës i presidentit të përkohshëm, Michel Temer, tha se ajo do të qëndronte në një prej vendeve poshtë tij, e jo në krah të tij.

Paraardhësi i saj, Luiz Inacio Lula da Silva ka refuzuar gjithashtu ftesën, pavarësisht se ka qenë deciziv në kërkesën e suksesshme të Rios për të organizuar këto lojëra. Të dy ata thonë se janë persekutuar politikisht nga partia e Temerit dhe aleatët e tij.

Rousseff po përballet me largimin e mundshëm nga posti i saj, nëse do të humbasë gjyqin që do të zhvillohet menjëherë pas lojërave, ndërsa Lula përballet me akuza për korrupsion, të cilat ai i hedh poshtë.

Një tjetër ish-president, Fernando Henrique Cardoso, është mes atyre që kanë refuzuar pjesëmarrjen në ceremoni.

Roussef ka bërë të ditur se do të dëshironte të ishte në ceremoni përkrah Lulas. Në një prononcim për “Radio France International”, gjatë së hënës, ajo deklaroi se qeveria e saj dhe ajo e Lulas kanë bërë gjithçka të mundshme dhe shumicën e punës për të fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, duke gjetur edhe financuesit për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për këtë ngjarje globale sportive.

Diplomatët nga ana e tyre thonë se prania e Michel Temer dhe Dilma Rousseff në ceremoni do të jetë e çuditshme dhe e vështirë për t’u kapërdirë nga ana e personaliteteve të huaja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.