LRD i bashkëngjitet protestës së opozitës
Lëvizja e Re Demokristiane, duke i konsideruar të drejta shqetësimet e qytetarëve për gjendjen ekonomike dhe politike në Kosovë, ka vendosur që ta përkrahë protestën e opozitës që do të organizohet me datë 18 dhe do të marrë pjesë të.
“LRD me shqetësim është duke e përcjellë gjendjen ekonomike dhe politike, kapjen e shtetit nga pozita si dhe të gjitha zhvillimet në Kosovë. Partitë opozitare së bashku me qytetarët e Kosovës, me shumë të drejtë kanë filluar që përmes protestave të organizuara të shprehin shqetësimin e tyre kundër çmimit të lartë të rrymës, kundër kontrollit të pushtetit në RTK, kundër uzurpimit të sistemit të drejtësisë, kundër Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, thuhet në komunikatë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.