LSI mbledh KQZ-në e zgjedhjeve për kryetar
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor për kryetar të saj.
E në këtë kuadër, në këtë parti është ngritur komisioni që do të administrojë gjithë procesin.
Ky komision drejtohet nga Ornela Muhametaj dhe në mbledhjen e parë të tij miratoi rregulloren për zgjedhjen e kreut të LSI-së.
Në garë për kreun e LSI-së është Ilir Meta, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu. Ky i fundit njoftoi vetëm këtë të martë kandidimin e tij.
Mblidhet Komisioni Qendror për zgjedhjet në LSI. Komisioni për të administruar zgjedhjet për Kryetar të LSI-së. KQZ i LSI-së miratoi rregulloren për zgjedhjen e kryetarit të LSI-së. Ornela Muhametaj kryetare e KQZ të LSI-së. KQZ i LSI-së administron kandidaturat për kryetar të LSI-së.