☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.04 ▼3.58%
ARI 4,551 ▲3.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,244 ▲ +1.11% ETH $2,173 ▲ +1.45% XRP $1.4224 ▲ +0.6% SOL $92.7600 ▲ +2.7%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.04 ▼3.58 % ARI 4,551 ▲3.37 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.04 ▼3.58 % ARI 4,551 ▲3.37 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

LSI nuk tërhiqet për listat e hapura. Vasili: Propozimi, në komision

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk tërhiqet nga listat e hapura, edhe pse socialistët e demokratët dolën kundër. Petrit Vasili thotë se, propozimin do ta bëjë pjesë të punës së Komisionit të posaçm për Reformën Zgjedhore.
“Akordi i gjerë është zgjidhje, konsesusi i gjerë është zgjidhje sigurisht. Besoj se, as logjika e përjashtimit absolut, as ajo e imponimit absolut nuk duhet të jenë logjika e punës së këtij komisioni. Besoj se, tavolinës i bën mirë të ketë sa më shumë projekte, ide alternative, sepse sistemi ynë zgjedhor ka nevojë gjithmonë e më shumë për shëndoshje e konsolidim”, tha Petrit Vasili, anëtar i Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Dy partitë e mëdha e quajtën të papërshtatshme idenë e listave të hapura, por si e sheh LSI-ja këtë?
“Këtu nuk ka as kushte të pakapërcyeshme dhe as imponime. Nuk ka qenë dhe nuk është në logjikën e LSI-së, por që të shtrojë në tavolinën e diskutimit çështje, të cilat kërkojnë përgjigje, është një detyrë që ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë. Në rast se përgjigjja do të jetë pozitive dhe konsensuale, shumë mirë. Në rast se jo, mbase do vazhdojmë të riciklojmë problemet e shkuara dhe nuk e di, a do të ishte e dobishme dhe e shëndetshme kjo?”, deklaroi më tej Vasili.
Socialistët këmbëngulin për të realizuar vitin e ardhshëm edhe votimin e emigrantëve, për të cilën Petrit Vasili thotë se është ide e vjetër dhe pjesë e programit elektoral të LSI-së që në vitin 2005.
“Jam i lumtur që të tjerët vijnë sot në këtë ide pozitive. Hajde të gjejmë instrumentet e duhura dhe rrugët për ta realizuar. Është një ide e vjetër, që mund të kishte pasur zgjidhje me kohë, por sigurisht vullnetet e munguara e kanë penguar. Mbase është ky momenti i duhur për ta bërë”, u shpreh Vasili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.