☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.13 ▲2.5%
ARI 4,500 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,831 ▲ +0.29% ETH $2,018 ▲ +0.61% XRP $1.3440 ▲ +0.54% SOL $82.9200 ▲ +0.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.13 ▲2.5 % ARI 4,500 ▼0.54 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.13 ▲2.5 % ARI 4,500 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

LSI, spot sensibilizues për mbrojtjen e votës, Meta: Qëllimi kryesor, realizimi i standardeve

Kreu i LSI-së Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të opozitës për blerje votash. Në një dalje për mediat, Meta tha se pretendimet e opozitës janë një alternativën shpif e shaj. Ne jemi për standarde ligjore, tha Meta, për të denoncuar jo vetëm fenomenin, por edhe persona konkret.

“Lidhur me pretendimet e opozitës mendoj se alternativa shpif e shaj, ose shaj e shpif as nuk besohet. Ne jemi për standarde ligjore për të denoncuar jo vetëm fenomenin, po dhe persona konkret, dhe për t’i denoncuar para organeve ligjzbatues. Përpjekjet për të dëmtuar imazhin e zgjedhjeve, për të shpifur e inskenuar gjithëfarë incidentesh, janë çështje që përsëri do të gjykohen me votë në datën 21 qershor. Bojkoti është shumë i dëmshëm për vetë opozitën, në radhë të parë, por edhe për demokracinë”, tha Meta.

Qëllimi kryesor i LSI-së tha z. Meta është realizimi i standardeve më të larta europiane të zgjedhjeve të 21 qershorit.

“Qëllimi kryesor i LSI e kam deklaruar dhe më parë, është realizimi me standardet më të larta evropiane të zgjedhjeve të 21 qershorit. Për ne nuk është e rëndësishme nëse do të marrim disa bashki më shumë apo më pak, nëse do dalim në proporcional disa përqind më shumë apo më pak. Jam shprehur që ne i shohim si zgjedhje administrative, vendore. Rëndësia e madhe e jashtëzakonshme e këtyre zgjedhjve për ne lidhet vetëm me një fakt, që në 21 qershor populli shqiptar nuk do të votojë vetëm për kryetarët e rinj dhe të reja të bashkive, dhe këshilltarët, po do të votojë për të nisur jetësimin e një reforme madhore siç është ajo administratitvo- terrioriale që do të japë impakt të jashtëzakonshëm”, tha kreu i LSI-së.

Lëvizja Socialiste për Integrim publikon një spot ku sensibilizon qytetarët shqiptarë që të mbrojnë votën e tyre, ndaj çdo tentative për blerje votash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.