Politika

Lu ashpërson gjuhën: Reforma në Drejtësi, paralajmërim për ‘bosët’

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu ka qenë mjaft i ashpër në artikulimin e tij ditën e sotme në konferencën në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë.

Lu nuk ka nguruar të theksoi se të akuzuarit në Shqipëri për drogë, rrallë përballen me drejtësinë.

“Kriminelët në politikë, shqiptarët e kanë në majë të hundës. Burg të inkriminuarve që tentojnë të hyjnë në politikë. Besoj se reforma në drejtësi do të ndëshkojë të inkriminuarit”, tha Lu.

“Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim. Edhe në SHBA ka probleme të tilla. Al Kapone për shembull drejtonte një grup kriminal në vitet 20 por në fund u arrestua, kishte një pasuri prej 100 milionë dollarësh ndërtuar nga prostitucioni etj, dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në drejtësi, gjyqësor…Situata në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma do rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e krimit me politikën.

Shqiptarët janë të lodhur me këtë situatë, largimi nga parlamenti i këtyre kriminelëve do ketë ndikim të madh për të ndëshkuar bosët e krimit në Shqipëri. Ky është edhe një paralajmërim për bosët e tjerë. SHBA ka bërë një angazhim për të mbështetur këtë byro investigimi përmes bashkëpunimit me FBI amerikane”, u shpreh Lu.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button