Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,579 ▲ +0.74% ETH $2,153 ▲ +0.53% XRP $1.4373 ▼ -0.02% SOL $89.8700 ▲ +0.83%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Lufra” dhe “Erzeni” kanë 80% të tregut të qumështit, konkurrenca dyshon se kanë fiksuar çmimet

Autoriteti i Konkurrencës ka grumbulluar fakte se, kompanitë e prodhimit të qumështit, “Erzeni” dhe “Lufra” po abuzojnë me pozitën dominuese, duke fiksuar çmimet. Pasi ka bërë një vëzhgim paraprak mbi tregun Autoriteti ka vendosur të zhvillojë një hetim të thelluar.

Sipas njoftimit zyrtar gjatë fazës së hetimit paraprak janë analizuar të dhënat për rreth 9 ndërmarrje të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun përkatës për periudhën hetimor dhe ndërmarrjet “Lufra” dhe “Erzeni” zotërojnë rreth 75 – 80% të pjesës së tregut të shitjes sipas sasisë dhe vlerës së shitur për produktet në tregun përkatës.

Nga analiza e treguesve të përqendrimit HHI, vërehet një përqendrim shumë i lartë i tregut, për të tre produktet e marra në analizë, si pasojë e pjesës së madhe të tregut që zënë dy ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni.

Ky indeks paraqitet përafërsisht në të njëjtat nivele në të dyja vitet 2014 dhe 2015, i cili tregon që nuk ka pasur ndonjë ndryshim të strukturës së tregut të ndërmarrjeve për këto produkte dhe tregu mbetet i përqendruar.

Si përfundim, nga analizimi i treguesve të përqendrimit, pjesët e tregut të ndërmarrjeve gjatë periudhës nën hetim, si dhe krahasimi i çmimeve të aplikuara nga ndërmarrjet për periudhën hetimore për produktet në tregun përkatës, vërehet se ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni paraqesin dyshime për ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar.

Nga analiza e trendit të çmimit mesatar mujor të shitjes së qumështit të ambalazhuar me shishe plastike 1.4 litra, kosit të ambalazhuar 350/380 gr, kos i ambalazhuar me shishe 0.95 / 1 litër, për periudhën 2014 – Janar 2016, vërehet se ndërmarrjet LUFRA dhe ERZENI aplikojnë çmime të shitjes me shumicë të këtij produkti me ndryshime shumë të vogla nga njëri- tjetri, çmimet e tyre janë më të larta se të konkurrentëve të tjerë më të vegjël të tregu si dhe çmimet e shitjes me pakicë janë të caktuara dhe pa luhatshmëri sezonale gjatë gjithë periudhës objekt hetimi.

Autoriteti i Konkurrencës ka hulumtuar se nisur nga këto fakte ekzistojnë shenjat se kompanitë Lufra dhe Erzeni kanë aplikuar një kufizim të mundshëm të konkurrencës, ndaj dhe ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e përpunimit dhe tregtimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij, ndaj ndërmarrjeve në fjalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.