Kosova

“Lufta” e treshes për kreun e LDK-së!

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është ndër kandidatët më serioz për të marrë kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu kanë thënë burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
ldquo-lufta-rdquo-e-treshes-p-euml-r-kreun-e-ldk-s-euml_hdSipas këtyre burimeve, Haziri tash e sa kohë është duke e përgatitur terrenin për të marrë partinë, mirëpo nuk do ta ketë edhe shumë të lehtë.

Sipas këtij burimi të lartë brenda LDK-së, pos Hazirit me gjasë edhe Isa Mustafa do të kandidoj sërish për kryetar të partisë. “Isa Mustafa sipas të gjitha gjasave sërish do të rikandidoj për kryetar të partisë. Nëse ndodh që Mustafa të heq dorë, atëherë ambicie të mëdha ka edhe Agim Veliu. Pra, fati i Lutës për të ardhur në krye të LDK-së, varet kryekëput nga LLapi”, ka thënë ky burim.

Ndërkaq, Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me Lutfi Hazirin, por kontakti me këtë të fundit ka qenë i pamundur.

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri e ka konfirmuar për Gazetën Blic se zgjedhjet do të mbahen në pranverë, mirëpo nuk ka saktësuar kohën. Sipas tij, janë organet drejtuese të partisë, si Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm ato që do të vendosin se kur do të mbahen zgjedhjet.

“Kanë filluar të nxirren disa rregullore, të cilat përcaktojnë se si do të mbahen zgjedhjet. Këto rregullore duhet të kalojnë edhe në Këshillin e Përgjithshëm”, ka thënë Beqiri për Gazetën Blic.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri nuk ka dashur që të hyj në emrat e kandidatëve se kush mund ta garoj për kryetarin e LDK-së. Sipas tij, askujt nuk i mohohet kjo e drejtë.

Në LDK pas hyrjes në bashkëqeverisje me PDK-në e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit janë shfaqur pakënaqësi të shumta. Pos disa anëtarëve në degë të ndryshme që dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie, edhe disa deputetë të kësaj partie votuan kundër këtij koalicioni dhe kundër Isa Mustafës kryeministër.

Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arben Gashi, Adem Salihaj, Doruntinë Maloku, Alma Lama dhe Anton Quni, janë shtatë deputetët e LDK-së që nuk e votuan Isa Mustafën kryeministër. Këta deputetë bëjnë hiq më pak se 120 mijë vota, pra që i bie gati gjysma e elektoratit të LDK-së.

Ndërkohë, pas hyrjes në koalicion të Isa Mustafës me PDK-në nëpër rrjetet sociale simpatizantë të LDK-së filluan të hapin faqe të ndryshme në Facebook, ku mbështetej Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së, e cila në zgjedhjet e 8 qershorit doli femra më e votuar në Kosovë me hiq më pak se 40 mijë vota.

Mirëpo, vetë Osmani ka thënë se ajo asnjëherë nuk do ta mbështes koalicionin me PDK-në, ndërkohë që ka thënë se e mbështet Isa Mustafën dhe ka shfaqur shpresën se ka njerëz të mirë në këtë qeveri, që mund të arrijnë suksese.

Ndryshe, Isa Mustafa në krye të LDK-së ka ardhur më 2010, ku arriti që ta mposhtë atë kohë Fatmir Sejdiun, i cili gjendej në një pozicion jo edhe shumë të favorshëm, në një për shkak të koalicionit me PDK-në dhe nën dy për shkak se Gjykata Kushtetuese e shpalli si shkelës të Kushtetutës duke i mbajtur në të njëjtën kohë dy pozita, atë të shefit të shtetit dhe të shefit të partisë.

Isa Mustafa në krye të LDK-së erdhi falë gjuhës së ashpër që e përdori kundër Shërbimit Informativ të Kosovës, dhe kreut të saj, Kadri Veseli, i cili sot është njeriu kryesor i Kuvendit të Kosovës dhe njeriu i dytë në PDK.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button