Ekonomia

Lufta ndaj korrupsionit kushton 12 milionë euro

Mbi 12 milionë euro do të kushtojë lufta e qeverisë kundër korrupsionit. Qeveria ka miratuar së fundi planin e veprimit të strategjisë ndërsektoriale që i referohet periudhës 2015-2017.

korrupsioniStrategjia parashikon rishikimin e kuadrit ligjor për inspektimin financiar publik me qëllim funksionimin efektiv të tij; rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të strukturave të auditit të brendshëm, si dhe rritja e cilësisë së auditit si struktura që parandalojnë korrupsionin; reformimin e sistemit të inspektimit në fushën e drejtësisë me fokusin në gjykata dhe prokurori; inspektime elektronike dhe koordinimi përmes Inspektoratit Qendror për parandalimin e korrupsionit në inspektime; forcimi i monitorimit dhe i kontrollit të ekzekutimit të kontratave të prokurimit publik. Përmirësimi i eficiencës dhe efektivitetit të hetimeve penale kundër korrupsionit do të marrë 30% të financimeve. Hetimi penal i krimit ekonomik dhe financiar, sipas strategjisë, duhet të jetë i shpejtë (provat që vërtetojnë kryerjen e këtyre krimeve janë veçanërisht të prirura për t’u zhdukur) dhe i aftë për të vërtetuar deri në detaj dy gjëra: a) fajësinë; dhe b) pasurimin e paligjshëm të të dyshuarve. Për ta bërë këtë, udhëzon dokumenti i qeverisë, agjencitë ligjzbatuese duhet të jenë në gjendje të përdorin mjetet speciale të hetimit (përgjime, vëzhgime etj.), të kryejnë hetime të plota financiare dhe të përfitojnë nga bashkëpunimi i shumë institucioneve publike dhe private. Për këtë arsye, aktivitetet e sugjeruara në këtë kuadër janë: Rritja e numrit të operacioneve ku përdoren teknika speciale të hetimit dhe atyre proaktive dhe rritja e kapaciteteve të strukturave të organeve ligjzbatuese. Strategjia parashikon rritje të operacioneve në fushën e korrupsionit, si dhe garantimin e qëndrueshmërisë së zyrtarëve të organeve ligjzbatuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button