Libri

Luftë a marrëzi? Ingeborg Bachmann dhe Max Frisch

Anila Shuka

05 Maj 2003, Ferrara: Ime kushërirë, Blerina, mëka ftuar në një koncert të MahlerChamberOrchestra. Ështësimfonia e tetë e kompozitorit ndoshta më të famshëm gjerman të shekullit XX,HansWernerHenze, por hyj në Teatro Comunalepa e njohur repertorin. Isha me pushime, dhe fundja e dija, që çfarëdo që të ishte, nuk do të bënte dëm, pas një vitiushqyer me koncertet alternative falas në lagjen ku banoja atëherë në Berlinin Lindor. Kur në fund, jo pa solemnitet dhe nderim, prezantohet autori dhe unë shoh atë burrë moshëthyer, kokërruar, me sytë e futura në zgavrat e vogla, që kur ecën i tërheq këmbët në parketin e skenës, më kaplon një dëshirë e madhe për ta takuar. I jam mirënjohëse prapë Blerinës që me t’ia komunikuar këtë dëshirë më kapi për dore dhe më tërhoqi nëpër prapaskenëmes gjullurdisë së njerëzve derisa e arritëm kompozitorin.

(nga ditari i artikullshkrueses)

Biseda ishte e shkurtër, sigurisht. Por për mua ishte e rëndësishme të ndaja me të një emër, që nuk kishte të bënte aq me muzikën, se sa me jetën e tij private: Ingeborg Bachmann. Ajo kishte tridhjetë vjet që ishte ndarë nga bota, në një mënyrë tejet tëtmerrshme. Henze, në atë moshë 76 vjeçar, nuk është shumë i sigurte për datën: Pyet në italisht shoqëruesin e tij. “Kur ka vdekur Bachmann?” “1971”, thotë ai. “1973”, korrigjoj unë me kujdes. “Ah po, 1973”, thotë ai, pastaj ma kthen në gjermanisht: “Është një histori e trishtuar. Nuk e kam pranuar kurrë”.

Ingeborg Bachmann dhe HansWernerHenze, të dy të datëlindjes 1926, i lidhte një dashuri platonike, nuk mund të ishte ndryshe, sepse Henze ishte homoseksual. Ai ishte adhuruesi dhe kritiku më i angazhuar i saj, vëllai, shoku, nëna dhe babai i saj, porti, ku ajo hidhte spirancën për t’u prehur, sa herë që e ndjente veten të sfilitur nga luftërat me gjininë mashkullore. Henze e merrte në shtëpinë e tij në Romë, i shëronte plagët dhe e inkurajonte të merrej me vokacionin e saj të vërtetë, artin e të shkruarit, që për Henze-n ishte “DETYRË”. Kështu bëri edhe në vitin 1963, kur mori një letër alarmuese nga mikesha e tij e vjetër, pasi kjo ishte ndarë përfundimisht nga MaxFrisch.

Max

*

3 Korrik 1958, Paris: Në një kafene përballë TheatredesNations. Ata me nga një gotë Pernod përpara. Ajo 32-vjeçare, ai 47, 15 vjet më i madh në moshë.

Javë më parë, Hamburg: Ai kish dëgjuar një radiodramë të saj (DerguteGottvonManhattan) dhe i impresionuar i kish nisur një letër.“Përgjigja e saj më habiti: Do të shkontenë Paris dhe do të kalonte nga Cyrihu, vetëm se kishte vetëm katër ose pesë ditë kohë. Çfarë donte të thoshte me këtë? Pastaj nuk erdhi”. (Montauk, 1975).

Pak kohë më vonë në Paris: Ai kishte shkuar për premierën e shfaqjes (Biedermann und dieBrandstifter). Ajo, nuk dihet. Për të takuar ish të dashurin e saj, tashmë të martuar PaulCelan? Ajo mëson për të nga gazetat, pastaj zbulonvendbujtjen e tij në Paris: Hotel duLouvre.

Ktheheminë kafene: Ajo “e veshur për lozhë” (Frisch),ai me dy bileta për ballkon.Ai, në divorc, për shkak të aferave të panumërta, jetonte prej kohësh i ndarë nga e shoqja dhe tre fëmijët. Ajo e pamartuar, por me shumë adhurues dhe të dashur, dashuri me gjasë më shumë platonike, sesa trupore. Vetëm një ditë më parë, më 2 korrik 1958, kish pasur në Paris takimin e fundit ndarës me njërin syresh: poetin PaulCelan dhe gruan e tij,Giselle. Të gjitha këto nuk kish si t’i dinte MaxFrisch: “Unë nuk dija asgjë për jetën e saj, madje as thashetheme. JETONI ME NJË FËMIJË? Ishte gjëja e parë që pyeta dhe ajo u gëzua, u habit, u lumturua që dikush nuk dinte fare gjë për të”.(Montauk)

Dhe me të drejtë, sepse Ingeborg Bachmann, e lindur më 25 qershor 1926 në Klagenfurt të Austrisë, që kish studiuar filozofi në Vjenë dhe në temën e doktoratës ish përballur në mënyrë kritike me veprën e MartinHeidegger-it, nuk ishte aq e panjohur.Më së voni pas vitit 1953, kur iu dha çmimi i “Gruppe 47”, çmim që jepej nga shkrimtarët për shkrimtarëte rinj,për vëllimin me poezi DieGestundeneZeit (Koha e shtyrë) asnjë lexues i vëmendshëm fejtoneshnuk mund të thoshtese nuk e njihte emrin e saj. Madje kish arritur deri në ballinën e revistës DerSpiegel, e cila qysh atëherë, dhe deri mësot, ishte revista më e pushtetshme publicistike e Gjermanisë.

MaxFrisch, i lindur më 15 maj 1911 në Cyrih të Zvicrës, në fillim kish punuarsi arkitekt ditën dhe si dramaturg natën, më pas e kish lënë arkitekturën dhe kishte dalë në profesion të lirë si shkrimtar, kishte shkruar disa drama, dy romane dhe ishte shpërblyer me shumë çmime. Shfaqja që do të zhvillohej në teatrin përballë kafenesë ku ishin ulur ata tani, premiera e parë e tij në Paris, do ta bënte atë të famshëm jashtë hapësirës së gjuhës gjermane.

Aktorët e prisnin, publiku e priste, ai vetë ishte i kënaqur me realizimin, e megjithatë: Ai nuk e fton as për lozhë, as për ballkon, por për një darkë jashtë teatrit dhe një natë pagjumë nëpër rrugët e kryeqytetit të Francës. Të nesërmen, në mugëtirën mëngjesore:“Puthjet e para në një stol publik, pastaj në merkatot, kafeja e parë: në tryezën përbri kasapët me përparëset e përgjakura, paralajmërimi i vrazhdë.”(Montauk)

Dashuria si luftë

Gjatë pesë viteve të ardhshme: Për shtypin e intelektualëve ata ishin “çifti përrallor i skenës letrare”. Do të shiheshin shpesh së bashku dyshe ose me miq nëpër restorantet e Cyrihut, Romës, Napolit, Berlinit, Londrës, Nju Jorkut. Lidhja e bukur së jashtmi, siç duket, ishte torturuese së brendshmi.  Në fillim Bachmann, e cila në atë kohë punonte redaktore radiodramash dhe dramaturge në Munih, shkon të jetojë tek ai në Cyrih. Pastaj marrin një banesë të përbashkët në UetikonamSee. Një vit më pas Frisch do t’i dërgojë një letër ku i kërkon të martohen. Përgjigja e saj refuzuese dhe qortuese:“Çfarënënkuptuakamunëme martesë, një gjysmë viti pas prishjes së martesës sime borgjeze?”(Montauk) Por lidhja vazhdon edhe katër vjet të tjera mesbanesavetë tyre në Romë dhe Cyrih.  Se si ka qenë kjo lidhje në të vërtetë, kjo nuk mund të thuhet me saktësi. Sepse dokumentet kryesore që do të mund t’i jepnin biografëve një material të besueshëm për rindërtimin e marrëdhënies së tyre, pra letërkëmbimi, është bllokuar nga trashëgimtarët e Ingeborg Bachmann-it. Deri sa t’u mbushet mendja këtyre për të dhënë lejen e hapjes, biografët do të mjaftohen me veprat letrare të dy shkrimtarëve që kanë pasur këtë lidhje si subjekt, si për shembull romanet e MaxFrischitMeinNameseiGantenbein (titulli në shqip: Unë, vetja ime dhe dikush tjetër, botimet PA, 2014) botuar për herë të parë dy vjet pas ndarjes, në vitin 1965, ose Montauk, botuar dy vjet pas vdekjes së Bachmann-it në vitin 1975. Ose trilogjia e Bachmann-it, Todesarten (Mënyra vdekjesh), romani i parë i së cilës,Malina, u botua në vitin 1971. Këto vepra letrare nuk na japin fakte, por të paktën ca pika orientimi për të zhvilluar fantazinë tonë se si mund të ketë qenë me të vërtetë lidhja e tyre. Në vijim një përpjekje modeste. Frisch xheloz në kulm, ajo enigmatike dhe e distancuar. Frisch e përshkruan veten si rob të saj. Në fillim ai e shoqëron ngado, për shembull, në Frankfurt mbi Majn, ku ajo është ftuar për një semestër si pedagoge në universitet: “ulur në aula, gjatë leksionit të saj të parë, duke mbajtur mbi gjunjë pallton e saj.” (Montauk). Bachmann-i, që e sheh veten si femër të emancipuar, nuk e pranon këtë tutori: distanca e tyre sa vjen e zmadhohet. Ajo e mban larg rretheve letrare të saj dhe shkon me javë të tëra nëpër udhëtime. Kur ajo paralajmëron kthimin, ai shkon dhe e pret në hyrje të Romës, me orë të tëra, derisa në rrugën shfaqet Volkswagen-i i saj blu. Ose krejt papritur merr rrugën nga Roma për në Cyrih, udhëton tërë natën pa gjumë nëpër terrenin e vështirë malor që lidh dy shtetet, në stuhi dhe mjegull, vetëm që t’i bëjë një surprizë asaj që ka shkuar të kalojë ca kohë në shtëpinë e tyre të përbashkët pranë Cyrihut. Që një femër e emancipuar nuk do ta përshëndeste këtë uzurpim, nuk është e vështirë të përfytyrohet.Distanca bëhet më e madhe. Tërbimi i tij edhe më i madh dhe merr përmasa kriminale: penetron në botën e saj intime, lexon letrat e adhuruesve të saj dhe përgjonbisedat e saj në telefon. Pranë saj ekziston vetëm ajo, pranë saj nis marrëzia.” (Montauk) Një marrëzi, prej të cilës nuk e çlirojnë dot as aferat e shumta me gratë e tjera. Kjo gjendje do të ndryshojë pas katër vjetësh, kur Frisch, tashmë 51-vjeçar, i dorëzuar nga enigma Bachmann, bie në dashuri me MarianneOellers, asokohe 23-vjeçare, 14 vjet më e re se Bachmann, dhe kërkon të ndahet. Në romanin e lartpërmendur Malina që do të botohet në vitin 1971, për datën e njohjes, 3 korrik 1958, Bachmann konstaton: “…është një ditë e zbrazët ose e grabitur, në të cilën unë u plaka, në të cilën unë nuk u mbrojta dhe lejova të ndodhte diçka”.

Plagë të pashërueshme

Në letrën drejtuar mikut të saj Henze në vitin 1963 ajo shkruan:“Fakt është se jam e vrarë dhe se kjo ndarje do të thotë disfata më e madhe e jetës sime.PërIngeborg Bachmann merr fund përpjekja e saj e parë serioze për të krijuar “diçka të qëndrueshme”. Por kjo lidhje ku nga jashtë kërkohej “bella figura”, paskësh qenë në fakt një “agoni e gjatë, e gjatë”. Dy muaj para se të shkruhej letra, Bachmann kishte bërë tentativë për vetëvrasje.“Nuk mund të përfytyroj diçka më të tmerrshme se ajo që kam hequr dhe që më ndjek gjer më sot, edhe pse sot po filloj t’i them vetes se duhet të bëj përpara, se duhet të mendoj për një të ardhme, për një jetë të re.” (DIE ZEIT 18.11.2004 Nr.48) Megjithëse kishin pesë vjet që nuk kishin kontakt, Henze shkon menjëherë në Zvicër dhe e merr atë me makinë dhe e çon në vilën e tij në Romë. Atë vit, në një kafene të Romës,MaxFrisch takohet për herë të fundit me Ingeborg Bachmann, ku siç raporton Frisch në Montauk, ajo i tregon se kish qenë në shtëpinë e tyre të përbashkët në UetikonamSee dhe kish nxjerrë nga një sirtar i mbyllur ditarët e tij, i kish lexuar dhe i kish djegur. Edhe një dëshmi e humbur. Ingeborg Bachmann do të jetojë edhe dhjetë vjet. Me ndihmën dhe shtytjen e vazhdueshme të Henze-s, i cili asnjëherë nuk u kënaq me shpejtësinë e punës së saj. Ajodo të shkruajë disa vepra sporadike, por gjithmonë të mirëpritura nga shumë lexues dhe recensues. Do të vazhdojë të vlerësohet me çmime të mirënjohura si “GeorgBüchner”, emadje në vitin 1963 dikush e propozon edhe për çmimin Nobel. Por lëndimi nga ajo lidhje, i potencuar më vonë nga interpretimet që lexon për veten të personifikuar në figurën Lilas, personazhit kryesor në romanin e lartpërmendur MeinName seiGantenbein, ishte aq i madh, saqë jeta iu bë e durueshme vetëm me një grusht të madh medikamentesh qetësuese. Më 25 shtator 1973 bie në shtrat me cigare të ndezur në dorë dhe merr flakë. E çojnë në spital, por mjekët nuk janë në dijeni të varësisë të saj ndaj medikamenteve dhe tre javë më pas, më 17 tetor 1973, në moshën 47-vjeçare, ajo shuhet në një vdekje të tmerrshme me ngërçe si pasojë e mungesës së medikamenteve.

Letërsi e përgjakur

Max Frisch në të kundërt jetoi deri në vitin 1991, gati 80 vjeç. Martesa me pasardhësen e Bachmann-it u prishpërfundimishtnë vitin 1979. Vijoi një lidhje katërvjeçare me një grua edhe më të re në moshë se Oellers:AliceCarey,ose Lynn, aferën me të cilën gjatë një vizite të shkurtër në Nju Jork, në 1974-ën, ai e përshkruan hollësisht në Montauk.

Partnerja e fundit e tij ishteKarinPilliod, me të cilën tendos harkun më të mrekullueshëm dramaturgjik të aferave të tij dashurore: Pilliod e njihte Frischin që nga koha e fëmijërisë, kur ky, ende i martuar e me tre fëmijë, kishte një aferë, aspak të fshehtë, gjashtëvjeçare me mamanë e saj, gjithashtu e martuar e me tre fëmijë, njëra syresh, e para,Karin. (Nga një intervistë e saj në DER SPIEGEL) .

Këto të dhëna do të hynin nëthashethemet që do të kënaqnin vetëm voyeurism-in, nëseFrisch-i nuk do t’i përjetësonteato në veprat e tij, të cilat për mua, këtë më duhet ta pranoj, janë ndër analizat më të pamëshirshme dhemëbrilante të marrëdhënieve ndërgjinore. Të gjitha këto gra dalin aty të zhveshura deri në skutat më intime të trupit dhe shpirtit, sikurse dhe vetë autori. Është e vërtetë, as ky nuk e mbron veten, por ndryshe nga autori, ato nuk e kanë zgjedhur vetë rolin, ato nuk kanë asnjë të drejtë fjale.Frisch-inuk është përpjekur as së paku t’i tjetërsojë: Madje në Montauk as emrat nuk ua ka ndryshuar. Të gjitha të sakrifikuara për hir të letërsisë mashkullore.

Kërkon një ndjeshmëri pak më ndryshe nga ajo për letërsinë, për të kuptuar, se këto gra, sidomos kur janë të emancipuara, e ndjejnë veten të lënduara nga ky keqpërdorim.Ndokush me të drejtë mund të na kujtonte atë përrallën e breshkës me akrepin dhe të na thotë segratë ishin të paralajmëruara, sidomos ato të fundit. Por jo të gjitha ishin në gjendje ta merrnin me sportivitet përjetësimin e tyre në letërsi. AliceCarey, që ishte më e re në moshë dhe që nuk zinte asnjë vend në skenën letrare gjermane, sepse ishte amerikane dhe nuk ishteshkrimtare, pas zhgënjimit të momentit kur i erdhi në dorë libri Montauk, e mori me pragmatizëm.

Një Ingeborg Bachmann, e cila kur doli Mein Name seiGantenbeinishte afër të 40-ave (dhe po flasim për vitet ’60, kur gjykimi letrar ishte në duar mashkullore) e ndjeu veten të goditur për vdekje. Sepse me këtë interpretim asaj iu mor e drejta të krijonte identitetin e saj të pavarur në këtë botë letrare mashkullore, në të cilënishte duke bërë karrierë. Dhe nëse Bachmann-i do të jetonteaq sa Frisch-i, me shumë gjasa do të kish fituar çmimin Nobel.

Për adhuruesen e saj dhe nobelistenaustriake,Elfride Jelinek, figura e Bachmann-it është përfaqësuese e të gjitha grave në luftën e tyre përemancipim, pra, në luftën e tyrepër të zënë një vend të barabartë me burrat në këtë botë. Është lufta mes ndjenjave dhe arsyeve, ku, siç shkruan Jelinek,”mjafton edhe shtysa më e vogël prej ndjenjave, për t’i nxjerrë gratë nga orbita e tyre, ku ato nuk arrijnë kurrë më të hyjnë”.

Në pasthënien e romanit MALINA, ku nga fundi burri shndërrohet në kanibal, që e ha gradualisht identitetin e gruasderisa kjo zhduket në një të çarë muri dhe burri zë vendin e saj, Jelinek konstaton se është “një luftë që nuk lë as gjurmën më të vogël.”

Në rastin e Bachmann-it jemi të lumtur që kemi ca gjurmë; dhe ato nuk janë të pakta: 6000 faqe dorëshkrime dhe letërsi.

“Bachmann duhet njohur nëpërmjet veprave të saj letrare”, më porositHenze para se të hyjë në makinën e tij para derës së pasme të TeatroComunale-s në Ferrara. Unë i kërkoj ndjesë për rëndimin e shkaktuar nga ky kujtim: “Ah, unë jam gjithmonë irënduar nga kjo histori, por do ta gëlltis me një uiski“, thotë dhe ulet në vendin e shoferit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button