Lukovë, kandidati i PBDNJ, Fredi Berberi hyn me forcë në një qendër votimi, nxirret nga komisionerët
Një incident është shënuar në një qendër votimi të ngritur në shkollën e Lukovës, ku kandidati i PBDNJ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është futur me forcë brenda qendrës së votimit. Mes Belerit, i cili ishte i shoqëruar nga një grup personash dhe komisionerëve janë zhvilluar debate të ashpra, derisa këta të fundit e kanë nxjerrë jashtë kandidatin e PBDNJ.
Raportohet se kjo nuk është hera e parë për ditën e sotme që Berberi ka hyrë në qendra të tjera të votimit të bashkisë Himarë, në kundërshtim me kodin zgjedhor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.