☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.47 ▲0.21%
ARI 4,864 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,163 ▼ -0.68% ETH $2,321 ▼ -1.8% XRP $1.3605 ▼ -1.18% SOL $83.7900 ▼ -2.85%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,864 ▲0.28 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,864 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Lunaçek: Korrupsioni në Maqedoni mbetet shumë i përhapur

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek pohon për mediat  se mbështetja për reforma në Maqedoni është duke u venitur dhe se korrupsioni mbetet shumë i përhapur.

“Korrupsioni gjithashtu mbetet shumë i përhapur. Vendi duhet të demonstrojë vullnet të vërtetë politik në luftën kundër korrupsionit në formën e masave autonome dhe efektive përmes detyrimit të ligjshëm dhe trupave mbikëqyrëse, veçanërisht Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke rritur transparencën e masave anti-korruptive dhe duke krijuar një kornizë efikase për mbrojtjen e informatorëve, në linjë me standardet evropiane dhe praktikat më të mira”, ka thënë Lunaçek.

Zyrtarja e lartë e Parlamentit Evropian, në një intervistë për agjencinë “INA” ka folur edhe për ambjentin jo të përshtatshëm në të cilin punojnë organizatat e shoqërisë civile.

“Edhe pse është bërë një farë progresi, organizatat e shoqërisë civile kanë vazhduar të shprehin vërejtje serioze për klimën e rëndë në të cilën ato punojnë. Gjatë krizës politike të këtij viti, OSHC-të shpesh kanë luajtur një rol konstruktiv duke organizuar protesta të shumta paqësore në linja etnike dhe kanë kërkuar më shumë llogaridhënie nga politikanët”, ka thënë Lunaçek.

Ajo ka vlerësuar se, “shoqëria civile gjithashtu ka demonstruar unitetin ndëretnik si rrjedhojë e ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në pranverë të vitit 2015”.

“Autoritetet shtetërore për këtë duhet të përfshijnë shoqërinë civile në politikëbërjen dhe legjislacionin në një mënyrë më të rregullt dhe efektive”, ka shtuar Lunaçek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.