Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,651 ▲ +0.91% ETH $2,156 ▲ +0.83% XRP $1.4381 ▲ +0.05% SOL $89.9200 ▲ +1%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Macron “ftoh” shpresat për anëtarësim në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron foli me skepticizëm për zgjerimin e Bashkimit Europian me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin që lidh më shumë këtë rajon me BE.
Sipas “Politico”, komentet e Macron janë veçanërisht zhgënjyese për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat shpresojnë për një dritë jeshile nga liderët e BE-së muajin e ardhshëm për të nisur negociatat me Bllokun dhe që kanë marrë në prill OK e Komisionit Europian.

“Ajo që kemi parë në 15 vitet e shkuara është rruga që ka dobësuar Europën sa herë mendojmë ta zgjerojmë atë. Nuk besoj se i shërbejmë vendeve kandidate apo dhe vetes duke pasur një mekanizëm që në një farë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt një zgjerimi më të madh”, është shprehur për mediat në Sofje Macron.

“Jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Europë dhe të lëvizin drejt Europës. Por mendoj se duhet të shohim çdo zgjerim të ri me kujdes dhe rigorizitet. Nuk jam dakord të ecim drejt zgjerimit para se të kemi të gjitha siguritë e nevojshme dhe bërjes së reformave reale për një thellim dhe funksionim më të mirë të Bashkimit Europian”, vijoi më tej presidenti francez.

Politico vijon më tej se Ballkani ka mbështetur agjendën e BE-së teksa liderët janë alarmuar për ndikimin e fuqive të tjera sidomos Rusisë. Por anëtarët e BE-së janë të ndarë të deklarojnë se të gjashtë vendet e Ballkanit në samit mundet ti bashkohen bllokut një ditë. Gjithashtu mendime të ndryshme ka dhe për datën potenciale për të pranuar anëtarë të rinj nga rajoni.

Macron është një nga liderët e BE-së më të kujdesshëm përsa i përket zgjerimit. Vërejtjet e tij të enjten kanë qenë më të ashpra se komentet që bëri në Parlamentin Europian ku dhe paraqiti pozitën e tij muajin e kaluar.

“Jam në favor të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë një dialog të përforcuar strategjik dhe një perspektivë, që ne ndjekim reformat që janë ndërmarë dhe që i inkurajojmë ata, por pa qenë të dobët dhe hipokritë”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.