Bota

Macron: Pa zgjidhur krizën e Ukrainës, Rusia nuk rikthehet në G7

Aneksimi i Krimesë që bëri me forcë Rusia shkaktoi përjshatimin e saj nga blloku i G8, ku me largimin e saj blloku u quajt G7. Të shumta kanë qenë zërat për një rikthim të Rusisë në G7. Për këtë pikë ka folur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Ai tha se pa u zgjidhur një herë e mirë çështja dhe kriza e Ukrainës Rusia nuk mund të kthehej në G7.
“Një veprim i tillë do të ishte një gabim strategjik që do të konfirmonte epokën e mosndëshkimit, gjithashtu do të tregonte një dobësi të fuqive perëndimore- tha Macron.
Udhëheqësi francez bëri këto deklarata përpara një samiti që do të zhvillohet në Biarritz këtë fundjavë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button