Macron prezanton planin 8 miliardë euro kundër varfërisë
Presidenti francez Emmanuel Macron, të cilin shumë veta e konsiderojnë si udhëheqës i të pasurve, prezantoi sot planin 8 miliardë euro për luftë kundër varfërisë.
“Nuk dua një plan me të cilin do t’i ndihmojmë të varfërit të jetojnë një varfëri më të mirë. Dua që t’iu japim një zgjidhje dhe mundësi që të mos jenë më të varfër”, ka thënë sot Macron.
Plani fokusohet në arsimimin më të mirë të fëmijëve të varfër dhe ofrimin e ndihmës për personat e papunë për t’u gjetur punë dhe jo vetëm në ndihma financiare.
Masat parashikojnë vende në kopshte për t’iu mundësuar prindërve të kenë më shumë kohë për punë dhe edukim, sigurimin e ushqimit shkollor në vendbanimet e varfra dhe edukim të detyrueshëm të biznesit për ata nën moshën 18 vjeç që kanë ndërprerë shkollimin.
Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE) vlerëson se rreth 14 për qind e banorëve të Francës jetojnë nën kufirin e varfërisë.