Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.75 ▲3.54%
ARI 4,735 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,616 ▼ -1.26% ETH $2,170 ▼ -2.84% XRP $1.3307 ▼ -2.66% SOL $82.0000 ▼ -3%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.75 ▲3.54 % ARI 4,735 ▼0.89 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.75 ▲3.54 % ARI 4,735 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
roze

Madonna birëson dy binjake

Madonna bëhet sërish nënë, këtë herë e dy vajzave binjake. Mbretëresha e muzikës “Pop” mori “dritën jeshile” nga Gjykata e Lartë e Malavit për të birësuar vajzat 4-vjeçare Stella dhe Ester.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja birëson në Malavi. Ajo e ka bërë këtë edhe në dy raste të tjera, në vitet 2006 e 2009, kur adoptoi David Banda dhe Mercy James. Në atë kohë shpërthyen polemikat në vend për anashkalimin e ligjit që ndalon adoptimet nga shtetas të huaj.

Madonna gjendej brenda sallës së gjyqit kur një gjykatës vendosi në favor të saj. I pranishëm ishte edhe babai i vogëlusheve që jetonin në një jetimore pranë kufirit me Zambian. Megjithatë, 58-vjeçares i duhet të provojë se do të jetë një kujdestare e mirë për binjaket.

Një përfaqësues  i qeverisë do të udhëtojë me ta në SHBA për të parë nga afër sesi do të kujdeset ajo për pjesëtaret më të reja të familjes. Autoritetet malavite nuk dhanë detaje mbi fëmijët, me pretendimin se kjo do të ishte e kundërligjshme në këtë fazë të çështjes.

Udhëtimet e Madonnës në Malavi, kohët e fundit ngjallën spekulimet se ajo do të adoptonte sërish, por këngëtarja i mohoi pretendimet e medieve. Ajo ka themeluar një organizatë jofitimprurëse në shtetin afrikan për t’iu ofruar fëmijëve, e veçanërisht vajzave, programe edukimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.