☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.40 ▼14.65%
ARI 4,756 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,462 ▲ +3.08% ETH $2,216 ▲ +4.75% XRP $1.3513 ▲ +2.48% SOL $83.3200 ▲ +1.33%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.40 ▼14.65 % ARI 4,756 ▲1.51 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.40 ▼14.65 % ARI 4,756 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Opinion

MAGAmorali

Nga THOMA GËLLÇI

Në një kohë kur bota po digjej, ku lajmet për luftëra, bombardime, qytete të rrafshuara, spitale të bombarduara dhe fëmijë të vrarë rridhnin në çdo ekran, anëtari i vendosur i MAGAmoralit qëndronte i palëkundur. Me një bindje që do ta kishte zili kushdo, ai përsëriste: “Kjo është rruga e duhur dhe e drejtë.”

Asgjë nuk mund ta lëkundte atë nga kjo bindje.

Kur raketat ndriçonin qiellin, atij i dukeshin fishekzjarre.

Kur shkollat bëheshin hi, nuk i shkonte në mendje se brenda atyre mureve kishte edhe fëmijë.
Kur një qytet i tërë bëhet gërmadhë dhe mungon edhe uji i pijshëm, ai ankohet për presionin e ujit në dush.
Togfjalëshi “dëme kolaterale” i duket zgjidhja më e mirë për çdo bisedë dhe debat

Sepse MAGAmorali ka një kod të vetin etik. Një lloj morali i përmbysur, ku dhimbja e tjetrit është e largët, abstrakte, pothuajse një film ku njerëzit vriten dhe ngjallen sipas dëshirës së regjisorit dhe shijeve të audiencës. Është thjesht një dramë që ndodh “diku tjetër”, në një kanal tjetër, në një botë tjetër

Por pastaj ndodhi diçka.

Diçka e papritur për të. Diçka e habitshme për të.

Çmimi i karburantit u rrit. Kur shkoi të furnizonte makinën, pa që nuk po i dilte hesapi i parave që kishte llogaritur.
Dhe aty, për herë të parë, MAGAmorali ndaloi. Jo për të reflektuar mbi viktimat. Jo për të menduar mbi luftën. Jo për të pyetur nëse rruga ishte e drejtë. Por për të parë çmimin në pompën e benzinës.

Aty MAGAmoralit i filloi kriza ekzistenciale.

“Si ka mundësi?” – pyeti ai, duke parë shifrën që ngjitej.
“Kjo nuk ishte pjesë e planit.”

Deri dje, bombat ishin teori. Lufta ishte strategji. Vrasjet ishin “domosdoshmëri”.
Sot, benzina ishte faturë.Dhe papritur, MAGAmorali u bë praktik.

MAGAmorali nuk është ndërtuar mbi parime universale të së drejtës dhe të së shtrembrës, por mbi çmimin për litra dhe galonë. U kthye kundër luftës jo sepse vriteshin njerëz, por sepse po rritej çmimi i naftës. Nuk është kundër shkatërrimit, por kundër kostos së tij personale.

Por e tregoi se edhe MAGAmorali e ka një moment. Është momenti kur bindja fillon të kriset. Jo nga ndërgjegjja, por nga kuleta.
Sepse për MAGAmoralin, bota mund të digjet, për sa kohë rezervuari i makinës mbushet lirë për të.
Dhe duke parë këtë fenomen lind pyetja e madhe filozofike:

Sa duhet të rritet çmimi i benzinës që ndërgjegjja e njeriut të ndizet?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.