Debati maratonë për këtë çështje nisi një ditë më parë mes fyerjeve dhe gati sa nuk përfundoi në përleshje fizike mes deputetëve të maxhorancës dhe pakicës parlamentare.

Mocioni për debatin u firmos nga 42 parlamentare të nxitur nga vendimi i Podgoricës një muaj më parë për të ndalur ceremonitë përkujtimore të 100-vjetorit të bashkimit të Serbisë me Malin e Zi.

Atëkohë, presidenti Vuçiç tha se nuk e kuptonte vendimin e autoriteteve malezeze pasi çdo person duhet të lejohet të mendojë sipas dëshirës dhe të ketë një pikëvështrim të vetin rreth së kaluarës.

Mali i Zi ka qenë një nga gjashtë republikat përbërse të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

Pas shpërbërjes së tij në vitet 1990, vendi mbeti pjesë e Serbisë deri para shkëputjes me referendum në mënyrë paqësore në maj të vitit 2006.

Me vendim të europarlamentarëve një ditë më parë, Mali i Zi pritet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2025.