Kosova

Malta përkrah Kosovën në proceset integruese

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Maltës, George Vella, me të cilin besedoi zhvillimet më të fundit në vend, si dhe për proceset që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Në takim presidentja Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, George Vella, biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Presidentja nënvizoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces dhe kërkoi që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kosova është promovuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërkohë që konfirmoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje”, u shpreh Jahjaga.

Ajo vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes dypalësh. Jahjaga e falënderoi ministrin Vella për ndihmën e vazhdueshme që Malta i ka dhënë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe anëtarësimit të saj në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm i Maltës, George Vella theksoi përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe për perspektiven e saj evropiane.

2collakMinistri i Punëve të Jashtme i Maltësi, George Vella, u prit në takim edhe nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, gjatë të cilit diskutuan për bashkëpunimin bilateral e axhendën evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit Çollaku, informoi homologun Vella me përparimin që ka shënuar Kosova drejt përmbushjes së axhendës evropiane, duke u ndalur në procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret në këtë proces dhe tani jemi në pritje të një konfirmimi që do t’i hapte rrugën lëvizjes pa viza të qytetarëve tanë në vendet e zonës Schengen. Ne jemi të gatshëm dhe kemi punuar shumë në këtë proces”, u shpreh Çollaku.

Ai e njohu gjithashtu ministrin Vella me parapërgatitjet e institucioneve të Kosovës në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Ascociimit të nënshkruar mes Kosovës dhe BE-së.

Ndërkaq kryediplomati maltez, George Vella, ripërsëriti qëndrimin përkrahës të shtetit të tij ndaj axhendës evropiane të Kosovës e sidomos për liberalizmin e vizave.

Po ashtu shprehu gatishmërinë për të mbështetur Kosovën edhe gjatë periudhës kur Malta do të marrë Presidencën e BE-së, nga janari i vitit 2017.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button