Mançevski: Do të zgjidhet statusi i rreth 1.600 personave të cilët rrinë në shtëpi, ndërkaq marrin rrogë
Prej 1 qershorit të këtij viti deri më sot nga ana e Qeverisë së re gjithsejt janë punësuar 96 persona në të gjitha institucionet. Prej tyre, 32 janë këshilltarë të posaçëm të kabineteve të minsitrive, ndërsa 26 persona janë angazhuar në Qeveri si këshilltarë të kryeminsitrit, nënpunës kabinetesh të ministrave pa resor dhe persona për marrëdhënie me opinionin, saktësoi minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në konferencën e sotme për shtyp.
“Pjesa më e madhe e komunave janë nën kontroll të partisë më të madhe opozitare dhe kjo tregon se çfarë është fama për partizim të ri të administratës”, tha Mançevski.
Theksoi se qeveria e kaluar në periudhën prej shpalljes së zgjedhjeve më 17 tetor të vitit 2016 deri më 31 maj të këtij viti kur u formua Qeveria e re ka angazhuar gjithsejt 7.708 persona edhe pse në pajtim me Kodin zgjedhor dhe Marrëveshjen e Përzhinos nuk ishin të lejuara kurfarë punësime dhe angazhime të personave.
Vetëm më 17 tetor në ditën e shpalljes së zgjedhjeve ishin angazhuar 4.473 persona, ndërsa të tjerët 3.235 persona në ditët kur nuk ekziston kurfarë baze ligjore për angazhime të këtilla.
Nga ky numër më 17 tetor u angazhuan 2.313 persona me kontratë në vepër, marrëveshje autoriale apo kontrata për vullnetarizëm.
Ai paralajmëroi raport të hollësishëm në të cilin do të prezantohen të dhënat dhe theksoi se është në fazë të përpunimit analiza funksionale, e cila pritet të jetë e gatshme deri në fund të vitit, me të cilën do të shihet numri i përgjithshëm i personave të angazhuar në administratën publike dhe do të bëhet riorganizimi. Në pajtim me rekomandimet e kryeminsitrit Zaev, disa nga të punësuarit në administratë publike do të ofrohen në sektorin real në pajtim m nevojat e tyre. Poashtu Mançevski paralajmëroi se do të zgjidhet edhe statusi i reth 1.600 personave të cilët rrinë në shtëpi, ndërkaq marrin rrogë, njofton AIM.
I pyetur se për cilin qëllim në ribalancin e Buxhetit është paraparë rritje e buxhetit të MSHIA-së prej 311 në 440 milionë denarë. mançevski tha se teprica e mjeteve dedikohet për heqjen e takës radiodifuzive dhe shtoi se teknikisht përmes buxhetit të MSHIA-së do të financohet puna e RTVM-së.