☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.40 ▲3.17%
ARI 4,753 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,286 ▼ -0.45% ETH $2,186 ▼ -2.74% XRP $1.3347 ▼ -3.15% SOL $82.2600 ▼ -2.71%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,753 ▼0.52 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,753 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

‘Mandatet’/ PD mbledh sot Kryesinë, nesër Këshillin Kombëtar

Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar sot ryetarin e Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani për çështjen e mandateve ku ka marrë “OK” për djegien e mandateve.

Ndërkohë Partia Demokratike do të mbledhë sot në orën 18:00 Kryesinë dhe nesër në orën 17:00 Këshillin Kombëtar.

Mbledhja e Kryesisë së PD gjatë ditës së sotme vjen pas vendimit unanim të grupit të PD për djegien e mandateve. Vendimi përfundimtar për djegien e mandateve jepet nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

Gjatë mbledhjes së grupit të PD u vendos të mandatohet kryetari Basha që të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar dhe të ngrihet një grup pune për teknikalitetet me njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Ivi Kaso.

Gjatë ditës së sotme, Basha deklaroi se nuk ka më kthim pas për djegien e mandateve dhe se nuk do të ketë më parlament fasadë.

“Ajo që do të ndodhë është kjo nuk ka kthim prapa. Nuk është thjesht çështje mandatesh. Nuk do ketë më parlament, nuk do ketë më. Nuk ka pasur por nuk do ketë parlament fasadë. Ata mund të mblidhen, do vazhdojnë të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët do t’iu përgjigjen dhe ne do jemi në krahë të shqiptarëve për t’iu përgjigjur që nga dita e enjte”, ka theksuar kryetari i PD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.