Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,957 ▲1.03%
DOW 48,498 ▲0.58%
NASDAQ 23,578 ▲1.7%
NAFTA 92.49 ▼6.65%
ARI 4,833 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,207 ▲ +4.32% ETH $2,349 ▲ +5.78% XRP $1.3731 ▲ +2.73% SOL $85.4500 ▲ +2.8%
S&P 500 6,957 ▲1.03 % DOW 48,498 ▲0.58 % NASDAQ 23,578 ▲1.7 % NAFTA 92.49 ▼6.65 % ARI 4,833 ▲1.37 % S&P 500 6,957 ▲1.03 % DOW 48,498 ▲0.58 % NASDAQ 23,578 ▲1.7 % NAFTA 92.49 ▼6.65 % ARI 4,833 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Mandati i Kokëdhimës, Kushtetuesja rrëzon vendimin e Parlamentit

Pas gati më shumë se dy muajsh nga shpallja e vendimit, Gjykata Kushtetuese e ka zbardhur atë mesditën e së mërkurës.

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për mosdërgimin në këtë gjykatë të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit Koço Kokëdhima.

Në vendimin e zbardhur thuhet se Kuvendi, nëpërmjet Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, verifikon nëse mocioni i paraqitur plotëson kërkesat juridiko-formale, siç janë numri i anëtarëve nënshkrues, ekzistenca e dokumentacionit dhe provave që mbështesin mocionin e paraqitur, verifikon momentin e marrjes së mandatit nga deputeti.

“Gjykata vlerëson se në të tilla raste Kuvendi nuk mund të vërë në diskutim mocionin e paraqitur dhe nuk mund t`ia nënshtrojë atë debatit parlamentar, por vendimmarrja e tij si organ kolegjial është e domosdoshme me qëllim vënien në lëvizje të kësaj Gjykate për t`u shprehur për themelin e çështjes.

Nëse me veprimet e tij deputeti ka shkelur ndalimin kushtetues, me pasojë konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, është një çështje që i përket ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në vendimin e Gjykatës, për të cilin vetëm gjyqtari Sokol Berberi është shprehur kundër. Me këtë vendim, tashmë i hapet rruga deputetëve të Partisë Demokratike për të kërkuar edhe njëherë heqjen e mandatit për deputetin socialist Koço Kokëdhima.

1 Koment

  • Drini i Bardhe nuk ka te ndale 25 February 2016, 05:51

    Mire bejne te ja heqin mandatin Koco Kokedhimes . Koco Kokedhime eshte miljonere dhe si i tille , nuk eshte e aresyeshme te perfaqesoje elektoratin e majte ne Parlament . E majta socialiste ne Parlamentin shqiptar duhet te perfaqesohet nga njerez te shtreses qe perfaqeson e majta socialiste , jo milionere e supermilionere si puna e ketij Kocos , e te tjereve te tipave Tome e kaobojse !

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.