☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.42 ▲0.78%
ARI 4,541 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,183 ▲ +0.39% ETH $2,035 ▲ +1.17% XRP $1.3524 ▲ +1.02% SOL $83.2400 ▲ +0.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.42 ▲0.78 % ARI 4,541 ▲0.38 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.42 ▲0.78 % ARI 4,541 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Manjani: Nishani, me sjelljen e tij, jo garant i unitetit kombëtar

Reagimi

Zyrtari i LSI-së thekson se Presidenti hesht politikisht për Fullanin

manjani-ylliPresidenti i vendit, Bujar Nishani, është ndër zyrtarët e lartë të vendit i cili nuk ka reaguar deri më tani në lidhje me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Ky qëndrim asnjanës i tij, duke marrë parasysh se Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur në vend, kritikohet nga aleatët në qeverisjen e majtë, LSI-ja. Nënkryetari i kësaj partie, Ylli Manjani, në një intervistë për “Top Channel” e konsideron si të pakuptimtë dhe të motivuar politikisht qëndrimin e kreut të shtetit. “Është i motivuar politikisht. Është e pakuptueshme që Presidenti i Republikës, kur është fjala për ruajtjen e institucioneve të pavarura që i dekreton vetë, bëhet bishë. Dhe kur është fjala për t’u distancuar nga këto skandale me sjellje publike, Presidenti hesht. S’ka kuptim që partitë politike të flasin për skandalin e bankës para se të flasë Presidenti”, thotë Manjani. Ndër të tjera, numri dy i LSI-së, teksa komenton kthimin e një tjetër ligji nga Presidenti, siç është ai i reformës territoriale, thotë se Nishani ka humbur atributet e dhëna nga Kushtetuta si garant i unitetit kombëtar. “Neni 86 i Kushtetutës ka një paragraf të parë dhe një pikë të parë që thotë: Presidenti është kryetar i shtetit për unitetin e popullit. Nëse këtë thënie e vendosim në sjelljet publike të Nishanit, atëherë mund të shohim se është defektoz. Nishani nuk është kryetar shteti, ka një shtet paralel që është shteti i PD. Nishani nuk përfaqëson dot unitetin e shtetit shqiptar. Me sjelljen e tij, ai përfaqëson përçarjen dhe tregon që ka qenë dhe është anëtar i Kryesisë së PD-së”, deklaron Manjani. Sipas nënkryetarit të LSI-së, sjelljet e fundit të Presidentit të vendit në lidhje kthimin e ligjeve e bëjnë këtë të fundit që të mos konsiderohet më kryetar shteti. “Këtu nuk bëhet fjalë për dy apo tre dekrete, por qëndrimet e tij që janë komprometuese. Kë president të besojmë, atë që thotë publikisht se gjyqtarët marrin zarfe, apo atë president që i mbron këta gjyqtarë. Kjo sjellje motivohet politikisht dhe nuk e bën zotin Nishani kryetar shteti”, thekson Manjani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.