☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,121 ▼ -1.01% ETH $2,243 ▲ +0.09% XRP $1.3417 ▼ -0.74% SOL $83.4600 ▼ -1.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Manjani: Probleme të mëdha në afatet e shqyrtimit në gjykatat administrative

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, gjatë aktivitetit për vlerësimin e afateve të shqyrtimit gjyqësor administrativ dhe dorëzimin e vendimeve 2015, u shpreh se problemet në Gjykatën Administrative janë të mëdha, pasi ka vonesa në gjykim, ç’ka kanë sjellë një stok çështjesh.

“Vlerësimi populist ndaj punës profesionale të profesionistëve nuk ndihmon dhe nuk e zgjidh problemin. Problemet në Gjykatën Administrative janë të mëdha. Sot kemi ende një stok çështjesh veçanërisht në Gjykatën Administrative të Apelit për të cilat kemi ndërrmarrë disa nisma për zgjidhjen e çështjeve organizative në këtë gjykatë. Vonesa në gjykim përkthehet në perceptimin publik si korrupsion. Shumica dërrmuese e përceptimeve krijohen  nga njerëz që nuk kanë qenë asnjëherë në sallën e gjyqit. Në sallën e gjyqit gjykohet me prova dhe jo me hamendje. Nuk ka Reformë në Drejtësi që të detyrojë gjykatat të vendosin pa prova”– u shpreh Manjani.

Ndërsa Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, lidhur me këto problematika u shpreh se ka mungesa sa i përket numrit të gjyqtarëve, pasi ka shumë çështje administrative të cilat janë të papërballueshme.

“Qeveria prodhon shumë çështje administrative për konfliktet e punës kryesisht pas zgjedhjeve. Duhen masa operacionale dhe efektive për zgjidhjen e problematikave të hasura në afatet e gjykimit. Gjykata e Lartë vitin e shkuar ka dhënë 9000 vendime. Nga 13000 çështje që kishim vitin që kaloi, sot kemi 14 600 çështje. Nuk mund të përballohet. Kemi mungesa në numrin e gjyqtarëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.