MaqedoniaRajoni

Maqedoni, arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, krahu i djathtë i Gruevskit, Sasho Mijallkov

Dje është arrestuar ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas, DSK, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Nikola Gruevskit, Sasho Mijallkov. Mediat maqedonase raportojnë se arrestimi i Mijallkov është bërë pak çaste pasi Gruevski njoftoi ne fecbuk se ka marrë azil në Hungari. Akuzat që rëndojnë mbi Mijallkov janë ato për keqpërdorim pushteti dhe korrupsion.
Ai është vënë në pranga nga policia në hotelin e quajtur “Meriot” në kryeqytetin maqedonas. Mësohet se Mijallkov është dërguar për në burgun e Shutkës.

Mijallkov është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se mund të arratisej nga vendi, njësoj siç bëri Nikola Gruevski një javë më parë, i cili udhëtoi në drejtim të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe mbërriti në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Ish-kryeministri maqedonas është dënuar me dy vite burg nga gjykata për rastin “Tanku”.

Seanca gjyqësore për përgjimin e paligjshëm “Fortesa-Target” u anulua sot për shkak se i akuzuari Sasho Mijallkov nuk u dërgua nga Burgu i Shutkës në gjykatë. Sipas sqarimeve të Gjykatës, ai mbrëmë është dërguar në Burgun e Shutkës në ora 19:55, dhe për shkak të kohës së shkurtër Gjykata nuk ka arrit që të dorëzoj kërkesë për pjesëmarrjen e Miajlkovit në seancën e sotme gjyqësore për rastin në fjalë. Seanca e sotme për “Fortesa-Target” për ndjekje të paligjshme të komunikimeve është shtyrë për më 4 dhjetor të këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button