☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 17 April 2026
S&P 500 7,041 ▲0.26%
DOW 48,579 ▲0.24%
NASDAQ 24,103 ▲0.36%
NAFTA 89.75 ▼1.56%
ARI 4,816 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $74,828 ▼ -0.2% ETH $2,332 ▼ -1.12% XRP $1.4297 ▲ +1.53% SOL $88.1600 ▲ +3.26%
S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 89.75 ▼1.56 % ARI 4,816 ▲0.16 % S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 89.75 ▼1.56 % ARI 4,816 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedoni e Veriut: Korridori 8 dhe 10-d pritet të ndërtohet brenda pesë viteve, do të kushtojë 1.3 miliardë euro

Afati po dihet, por jo edhe kostoja e saktë, megjithatë firmat u hodhën në marrëveshjen e shtetit me konzorciumin “Bektel-Enka”. Projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d është paraparë të jetë 1.3 miliardë euro, pa përfshirë edhe shpronësimet e tokave ku do të kalojnë trasetë. Periudha e ndërtimit është paraparë deri 2027. Për Qeverinë, edhe ky projekt është historik, madje më i madhi në infrastrukturën rrugore të vendit. Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski, tha se pagesa do të kryhet në disa faza, varësisht prej kryerjes së punimeve me matjen e materialit të investuar.

“Kjo nënkupton që pagesa do të kryhet sipas punëve të kryera në terren dhe në atë mënyrë do të ketë proces transparent për zbatimin e projektit dhe shpenzimit të mjeteve të së njëjtës. Me qëllim që ta përshpejtojmë ndërtimin e korridoreve nga zbatuesi do të punohet në principin planifikim-ndërtim që nënkupton sipas marrëveshjes zbatuesi obligohet vet ose me kompani projektuese vendore të projektoj dhe njëkohësisht të ndërtoj”, tha Bllagoj Boçvarski, Ministër i transportit dhe lidhjeve.

Edhe 300 milion euro të tjera, pritet të jetë kostoja e shpronësimit të pronave private ku do të shtrihen autostradat. 22 milion euro shtesë do të merr kompania IRD për mbikëqyrjen e zbatimit të punimeve. Dinamika e punimeve do të jetë 23 km në çdo vit, e cila për 57 muaj do ndahen mjete nga 5 buxhete.

“Me ndërtimin e këtyre autostradave përfundimisht lidhet rrjeti i korridoreve pan-evropiane 8 dhe 10-d nëpër Maqedoninë e Veriut. Financimi i këtij projekti bëhet nga para të buxhetit të shteti në tani më këtë vit nga Buxheti i 2023 janë ndarë 244 milion euro për të filluar punimet”, u shpreh Ejup Rrustemi, Drejtor i N.P. “Rrugët Shtetërore”.

Puna në terren për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d do të filloj nga gjysma e dytë e prillit e shtrirë në gjithsej 108,8 km autostradë ose sipas segmenteve, Korridori 8: Tetovë-Gostivar 17.5 km, periudha e zbatimit 33 muaj; Gostivar-Bukojçan – 30.3 km, periudha e zbatimit 57 muaj; Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë 21.7 km, periudha e zbatimit 49 muaj; Korridori 10-d segmenti Prilep-Manastir 39.3 km, dhe 57 muaj për periudhën e zbatimit. Përafërsisht për çdo kilometër autostradë do të kushtoj 14,9 milion euro. /Alsat.mk/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.