🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,577 ▲ +0.78% ETH $2,109 ▲ +0.87% XRP $1.4169 ▲ +1.53% SOL $88.3800 ▲ +0.4%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Maqedonia dhe qendrimet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet në prill

ccMegjithë zhvillimet politike të një dite më parë, Komisioni Evropian e mban hapur derën e mbajtjes së mundshme të zgjedhjeve me pjesëmarrjen edhe të opozitës. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq në një deklaratë për Alsat thekson se komisioneri Han do të bëjë përpjekje të re në mes të shkurtit për të bindur opozitën që të marr pjesë në zgjedhje. Gjatë kësaj vizite në Shkup, Han do të inspektojë progresin e arritur rreth pastrimit të listës zgjedhore dhe parakushteve të tjera për zgjedhje të besueshme.

“Qëllimi kryesor i komisionarit Han është të ketë zgjedhje të besueshme dhe të drejta në linjë me standardet demokratike. Prandaj ai iu bën thirrje të gjitha partive politike dhe aktorëve institucional të bëjnë të pamundurën për përgatitjen e zgjedhjeve. Ai kërkoi dhe mori konfirmimin për fuqizimin e KSHZ-së, duke rritur personelin dhe burimet financiare. Gjithashtu kërkoi ndryshime në Agjencinë e mediave, përfshirë transferimin e kompetencave dhe përfshirje më të madhe të opozitës. Komisioneri Han dëshiron të ndihmojë në sigurimin e mbulimit të barabartë të të gjitha partive nga mediat, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që vendimet e tyre ti bazojnë në informim të drejtë. Ne do të vazhdojmë të nxisim këto dhe rishikojmë progresin e arritur rreth këtyre çështjeve në mes të shkurtit, së bashku me partnerët ndërkombëtar (BE, shtetet anëtare, ODIHR) sikurse edhe institucionet lokale dhe përfaqësuesit për të siguruar plotësimin e kushteve për zgjedhje të drejta dhe demokratike”, tha Maja Kocijanciq, Zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Ndërkaq ambasadori i Holandës Vauter Plomp, vendi i të cilit kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian vlerëson se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinës mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve gjithëpërfshirëse.

“Thelbi i kësaj marrëveshjeje politike nuk është përmbushja formale, por përkushtimi i vërtetë dhe zbatimi i plotë i reformave të dakorduara. Të gjitha palët e përfshira, pa vonesa shtesë duhet të punojnë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura me qëllim që të mundësohet realizimi i zgjedhjeve të besueshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Holandës në Shkup.

Britania e Madhe gjithashtu vlerëson se ende duhet bërë shumë punë për sigurimin e zgjedhjeve të besueshme, veçanërisht sa i përket listës zgjedhore dhe mbulimit të balancuar mediatik. “Progresi i deritanishëm bazohej në Marrëveshjen mes katër partive kryesore. Nëse punohet për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e vazhdueshme dhe të dëmshme, atëherë edhe çështjet e mbetura duhet të zgjidhen me konsensus- dhe në mënyrë të tillë që të gjitha partitë të përfshiheshin në zgjedhje dhe ta pranonin rezultatin si vullnet të opinionit maqedonas”, shprehen nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.

Zhvillimet e fundit politike u komentuan edhe nga Berlini Zyrtar, i cili shprehu shqetësim për vonesat serioze në përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinës. “Këto zgjedhje duhet të jenë të besueshme dhe përfshirëse. Të tilla mund të jenë vetëm nëse të gjitha partitë do të binden se do ti kenë mundësitë dhe shanset e barabarta”, theksohet në qëndrimin e ambasadës gjermane në Shkup.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.