Maqedonia
Maqedonia do t’i dhurojë 65 euro çdo turisti rus
Republika e Maqedonisë do t’i dhurojë çdo turisti rus që do vizitojë vendin e vogël ballkanik, 15 deri në 65 euro. E gjitha kjo vjen për të rritur numrin e turistëve, shkruan media pro-ruse Sputnik.
Kjo është bërë e njohur edhe nga agjencitë turistike ruse, që së fundi kanë hequr ofertat për në Turqi.
“Maqedonia do ju dhurojë 65 euro secilit grup rus me mbi dhjetë persona, që do qëndrojnë në vend më shumë se tre ditë. Nëse vijnë me autobus do marrin 20 euro, ndërsa nëse udhëtojnë me furgona 15 euro për person.”
Maqedonia nuk u kërkon viza shtetasve rusë. Pas krizës së thellë politike në Maqedoni, Kremlini ka bërë deklarata publike në favor të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE.