🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.57 ▼0.93%
ARI 4,651 ▼5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,348 ▼ -0.72% ETH $2,145 ▼ -1.37% XRP $1.4466 ▼ -0.37% SOL $88.8800 ▼ -0.67%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.57 ▼0.93 % ARI 4,651 ▼5 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.57 ▼0.93 % ARI 4,651 ▼5 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

”Maqedonia është njëra nga shtetet më të varfëra në Evropë”

87% e territorit të Maqedonisë karakterizohet si rajon rural ku jetojnë 45% e popullsisë së shtetit. Kështu thotë Analiza shumëdimensionale e varfërisë, raport i përgatitur nga Federata e Farmerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM) dhe Platformës maqedonase kundër varfërisë.

Sipas të dhënave të publikuara sot, në 21% të numrit të përgjithshëm të fshatrave jetojnë më pak se 50 banorë, kurse në 104 fshatra ka deri 10 banorë. Migrimi i brendshëm arrin në 34%.

Emel Tuna thotë rajonet rurale përjetojnë shkretim, depopullim për shkak të migrimit të brendshëm që ka shkaktuar migrimin e 34% të popullsisë nga fshatrat në qytete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

77% e popullsisë rurale që merret me bujqësi përfshihet në kategorinë e ”punës së pa paguar”. 63% e grave rurale janë joaktive, nuk kanë qasje në arsim, shumë pak janë të punësuara, ose marrin më pak rrogë se burrat, nëse janë të punësuara. Gratë rurale nuk kanë të drejtën e pronës.

Biljana Petrovska thotë se popullsia rurale konsiderohet si e paaftë për kredi, kurse toka bujqësore rurale nuk ka vlerësimin e mjaftueshëm që të vlejë si bazë për të marrë një kredi.

Sipas të dhënave, 42.2% e popullsisë rurale ka migruar në qendra urbane në rajonin verilindor të Maqedonisë, kurse kjo përqindje në rajonin e Pollogut është 61%.

Në analizë thuhet se Maqedonia është njëri nga shtetet më të varfëra në Evropë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.