☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,018 ▲ +0.15% ETH $2,285 ▲ +1.9% XRP $1.3524 ▼ -0.24% SOL $84.9300 ▲ +0.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Arte

Margariti: Shpallen 6 veprat shqiptare që do përkthehen në gjuhë të huaja

Gjashtë vepra shqiptare në prozë dhe poezi do të përkthehen në gjuhë të huaja.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit dhe Librit, Alda Bardhyli morën pjesë në shpalljen e fituesve të Fondit të Përkthimeve të veprave nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj.

Margariti dhe Bardhyli shprehën rëndësinë e vazhdimësisë së këtij fondi për mbështetjen e letërsisë shqipe në gjuhën e huaja.

“Edhe këtë vit ndamë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj. Mes 14 aplikimesh nga botues të huaj, juria e përbërë nga Ben Andoni, Belfjore Qose dhe Irena Nasi përzgjodhi 6 vepra fituese në prozë dhe poezi”, shprehet Margariti në rrjetet sociale.

Fituesit e Fondit të Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj 2022 janë:

Liridon Mulaj me botimin e tij “Mos harro të më kujtosh”, përkthyer në turqisht nga Rozana Belli

Mira Meksi me librin e saj “Diktatori në kryq” përkthyer në italisht nga Giovanna Nanci.

Olimbi Velaj me vëllimin “Lumturia e të tjerëve”, përkthyer në italisht nga Valbona Jakova.

Rudolf Marku me librin “Rrethi i brendashkruar” përkthyer në greqisht nga Petro Çerkez.

Tom Kuka me romanin e tij “Flama”, përkthyer në gjuhën serbe nga Danica Avramović .

Ylljet Aliçka me librin “Valsi i lumturisë” përkthyer në gjuhën greke prej Andrea Zarballës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.