Bota
Marina ushtarake përforcohet me tre nëndetëse bërthamore
Marina ushtarake kineze është në pritje të tre nëndetëseve bërthamore ofensive në gjendje të lëshojnë raketa supersonike kundër anijeve, njoftoi sot media ndërkombëtare.
Disa ditë më parë, televizioni shtetëror kinez, China Central Television tregoi pamje satelitore të tri nëndetëseve, që gjenden në një port të paidentifikuar.
Bëhet fjalë për nëndetëse të prodhimit të fundit, tip 093G, thënë ndryshe një variant i përparuar i tipit 093.
Sipas njoftimeve të fundit të medias nëndetëset e reja janë gati t’i jepen mbrojtjes kineze.
Modeli i ri është më pak i zhurmshëm, manovrohet më lehtë dhe është në gjendje të lëshojë raketa supersonike antianije