Ekonomia

Marinza, “Bankers” avancon procesin e dëmshpërblimeve

Kompania “Bankers” po ecën shpejt me procesin e dëmshpërblimit të banorëve të prekur nga incidenti i çlirimit të gazit, më 1 prill të këtij viti, në zonën e Marinzës.

Pas miratimit të raportit nga Komisioni i Vlerësimit të Dëmeve, “Bankers” ka dëmshpërblyer 45 shtëpi nga zona B, që është zona me dëme më të pakta.

Ndërkohë, 44 shtëpitë e tjera që i përkasin zonës A, që do të dëmshpërblehen 100%, do të nisin të marrin shumë shpejt pagesat.

“Brenda javës, pritet që Komisioni të miratojë raportin përfundimtar të dëmeve në zonën A dhe do të nisim menjëherë dëmshpërblimin e banorëve. Ne po ecim shpejt me procesin e dëmshpërblimeve dhe me rehabilitimin e rrugëve. Rehabilitimi i rrugëve publike dhe kanaleve ka përfunduar plotësisht, ndërkohë që kemi nisur rehabilitimin edhe të tokave private të banorëve”, tha Adriatik Golemi, menaxher i marrëdhënieve me komunitetin në kompaninë “Bankers Petroleum”.

Këtë e konfirmojnë edhe banorët. Dritan Nurka, shtëpia e të cilit u dëmtua nga çlirimi i gazit më 1 prill, tregon se tashmë e ka marrë dëmshpërblimin: “Komisioni erdhi në shtëpinë time, vlerësoi dëmet dhe menjëherë pasi raporti u miratua, ne morëm dëshpërblimin nga kompania ‘Bankers’. Jemi të kënaqur me ecurinë e procesit. Ka qenë i shpejtë dhe korrekt”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button