Ekonomia

Marinzë, “Bankers” dëmshpërblen plotësisht 44 shtëpi

Dëmet e shkaktuara nga incidenti i datës 1 prill në Marinzë kanë filluar të kompensohen nga kompania kanadeze “Bankers”.

Në një deklaratë publike, përfaqësues të kësaj kompanie u shprehën se komisioni i posaçëm ka bërë vlerësimin e mbi 100 shtëpive dhe tokave bujqësore.

Kompania bëri të ditur se, 44 shtëpi do të dëmshpërblehen plotësisht, ndërsa shtoi se ka nisur në komunë proces-verbalet dhe preventivët përkatës për 67 shtëpi të tjera dhe 44 ngastra toke, që presin një vendim të Këshillit të Komunës në mënyrë që të procedohet më tej nga kompania.

Nga ana tjetër, “Bankers”, pasi ka marrë në komunë lejet përkatëse për rehabilitimin e rrugës dhe kanaleve përgjatë saj, do të fillojë menjëherë nga puna për të bërë të mundur rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.

Ndërkohë, “Bankers” vazhdon me pagesat për banorët e evakuuar dhe furnizimin me ujë të popullsisë dhe kafshëve, mbi bazën e një grafiku ditor.

Bankers deklaron se “do të zgjidhë dhe rekuperojë të gjitha problemet e shkaktuara, në mënyrë sa më të ndershme dhe të shpejtë për të gjithë banorët e prekur nga incidenti”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button