Kronika

Marrëveshja e ekstradimit pas 87 vitesh/Kim: SHBA mbështet Shqipërinë për të çuar përpara reformën në drejtësi

“Është një nder i madh për mua që të nënshkruajmë sot këtë traktatin e ekstradimit midis qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë së Shqipërisë, i cili është dëshmia e fundit e partneritetit gjithnjë e në rritje midis vendeve tona”.

Kështu deklaroi në fjalën e saj ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim gjatë  nënshkrimit sot në Pallatin e Brigadave të marrëveshjes së ekstradimit që shënon një hap të ri në historinë e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, në fushën e bashkëpunimit gjyqësor.

“Ky traktat modernizon dhe zëvendëson, atë midis SHBA-së dhe Shqipërisë i cili u nënshkrua fillimisht 87 vite më parë me 1 mars 1933 në Tiranë. Ishte një kohë kur Shqipëria ishte një mbretëri jo një republikë. Ky traktat ekstradimi që nënshkruajmë sot siguron një kornizë moderne e cila do t’i mundësojë SHBA-së dhe Shqipërisë që të përballen në mënyrë më efikase me sfida dinamike të paraqitura nga krimi ndërkombëtar. Ky traktat nuk i kufizon më veprat e ekstradueshme në një listë të thjeshtë, fushëveprimi është zgjeruar për të pasqyruar konceptet moderne në luftën kundër krimit dhe natyrën e fortë të marrëdhënies tonë të fortë të sigurisë”, tha ajo.

Në vijim, Kim shtoi se, “ky traktat siguron një tjetër anë të fuqishme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve të cilët përpiqen të qëndrojnë pas kufijve. Nuk do të ketë asnjë strehë të sigurt në Shqipëri apo në SHBA për të  të arratisurit që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. Personat e kërkuar për ndjekje penale apo kryerjen e një dënimi për një krim të ekstradueshëm të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati”.

Ajo shtoi se SHBA kanë luajtur një rol kritik për mbështetjen e Shqipërisë në zhvillimin e saj si një partnere efikase e besueshme për ligjzbatimin euroatlantik.

“Sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të  krimit ndërkombëtar, aq më e gatshme do te jetë për të qenë një anëtare e plotë e familjes euroatlantike”, tha ajo.

Kim thekson se, “SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë krah Shqipërisë dhe do mbështesin përpjekjet e saj për të çuar përpara reformën në drejtësi, pavarësisht të gjitha sfidave të cilat përballet. Përmes programeve tona të sektorit të drejtësisë nxisim dhe mbështesim punë e paçmuar të Prokurorisë së Posaçme në vendosjen e përparësive dhe përqendrimin e burimeve në çështjen më të rëndësishme kundër korrupsionit të nivelit  të lartë dhe krimit të organizuar”.

“Ne po punojmë  gjithashtu dhe me BKH në çdo hap të zhvillimit të saj duke ndihmuar aktualisht në zgjedhjen e më të mirëve, hetuesit më të mirë përmes një procesi të drejtë, objektiv dhe transparent të punësimit. Ndihma  që SPAK të funksionojë plotësisht si  Prokuroria e Posaçme dhe BKH është një prioritet për Ambasadën e SHBA-së. Ky është një proces në rrugë e sipër dhe një parakusht për arritjen e rezultateve të dukshëm në rrugën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ambasadorja Kim.

Po ashtu, Kim shtoi se, “suksesi i SPAK nuk është vetëm ç’ka SHBA presin është ajo që qytetarët shqiptarë duan, kanë nevojë dhe që meritoj. Ndërsa vlerësoj përpjekjet tona të përbashkëta që çan në marrëveshje historike,  unë besoj se ratifikimi dhe respektimi  angazhimeve të ekstradimit të hyjë në fuqi pa vonesë dhe mirëpres çdo mundësi për bashkëpunim të gjerë dhe të fuqishëm midis SHBA dhe Shqipërisë ligjzbatim. Partneriteti ynë është jetëgjatë, miqësia jonë është e qëndrueshme dhe kemi shumë punë për të bërë përpara nesh”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button