☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,774 ▲2.38%
DOW 47,808 ▲2.63%
NASDAQ 22,648 ▲2.86%
NAFTA 94.91 ▼15.97%
ARI 4,783 ▲2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,367 ▲ +4.82% ETH $2,219 ▲ +6.79% XRP $1.3573 ▲ +4.74% SOL $83.3200 ▲ +5.92%
S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 % S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Marrëveshja me BB për sektorin e energjisë, firmoset të hënën

energjiaQeveria shqiptare pritet të nënshkruajë të hënën marrëveshjen me vlerë 150 milionë dollare me Bankën Botërore për investime në sektorin e energjisë elektrike. Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi në fund të muajit shtator financimin prej 150 milionë dollare nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për Projektin e Rimëkëmbjes së Sektorit Energjetik në Shqipëri. Projekti do të mbështesë reformat e sektorit energjetik të Shqipërisë, veçanërisht ato të ndërmarra për përmirësimin e besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të sektorit.

Sektori energjetik po përballet me sfida të mëdha financiare dhe operacionale në Shqipëri, që manifestohet me një defiçit të pafinancuar prej rreth 550 milionë dollare dhe një nivel të lartë humbjesh teknike dhe tregtare prej rreth 42 për qind, më i larti në rajon, për shkak të mos pagesës së faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët si dhe nga niveli i ulët i arkëtimeve. Prodhimi i energjisë mbështetet pothuajse plotësisht tek energjia e prodhuar nga hidrocentralet, kështu që shpesh herë nevojitet importi i energji në mënyrë urgjente gjatë periudhave të thatësirave.

Përpjekjet e Qeverisë për reforma në sektorin energjetik përfshijnë diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, reduktimin e humbjeve dhe përmirësimin e arkëtimeve, si dhe përmirësimin e modelit të tregut të energjisë në përputhje me direktivat e BE-së. Për të trajtuar çështjet më urgjente të sektorit, veçanërisht qëndrueshmërinë financiare të tij, do të zbatohet një plan i gjithanshëm për rimëkëmbjen e sektorit.
Projekti për rimëkëmbjen e sektorit energjitik mbështet zbatimin e reformave të qeverisë dhe do të ndihmojë që të rriten investimet, të përmirësohet menaxhimi dhe performanca, veçanërisht përsa i përket shpërndarjes dhe do të reduktojë pagesat e prapambetura ndërmjet kompanive.
Projekti përbehet nga katër elementë, mbështetje afat-shkurtër për import shtesë të energjisë; përmirësimi i infrastrukturës së shpërndarjes, përmirësimi i matësve të transmetimit/qendrës së të dhënave dhe mbështetja e reformave të sektorit energjetik dhe zbatimi i projektit.
Entet kyçe të projektit janë Kompania e Shpërndarjes, OSHEE, e cila do të përftojë nga reduktimi i humbjeve, përmirësimi i faturimit dhe i nivelit të arkëtimit, KESH, kompania më e madhe prodhuese e Shqipërisë, e cila do të përfitojë nga përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, i cili do të përfitojë nga instalimi i një qendre të përmirësuar për të dhënat e matjes për të lehtësuar ristrukturimin e tregut.
Ndërkohë, qeveria shqiptare nisi të hënën një operacion masiv që synon ndërprerjen e lidheve të paligjshme të energjisë elektrike dhe ndëshkimin e kujtdo që e vjedh atë. Deri tani janë arrestuar 115 persona për vjedhje të energjisë elektrike, pjesa më e madhe përfaqësues biznesi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.