🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.30 ▼1.14%
ARI 4,514 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▲ +1.34% ETH $2,167 ▲ +0.82% XRP $1.4144 ▲ +0.47% SOL $91.5200 ▲ +1.67%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.30 ▼1.14 % ARI 4,514 ▲2.55 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.30 ▼1.14 % ARI 4,514 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Marrëveshja me FMN-në, Ahmetaj: Në vitin 2017, vetëm raport konsulence

Arben Ahmetaj zbuloi për herë të parë në Top Channel se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar në shkurt të vitit të ardhshëm.

“Nuk do të ketë një marrëveshje të re të tipit të artikullit tre, pra një marrëveshje detyruese kushtëzuese. Do të preferonim të kishim një marrëveshje të bazuar në artikullin katër, pra thjesht një monitorim dhe këshillim edhe për një arsye se reforma makrofiskale tashmë i ka njohur sukseset e veta”, tha Ahmetaj.

Qeveria kërkon më shumë hapësirë buxhetore për 2017-ën, pasi sipas saj duhet të financojë programin  e reformave: “Është reforma në drejtësi, është reforma e decentralizimit, reforma e ujit dhe reforma në administratën publike, që përfshin sigurisht rritjen e pagave dhe pensioneve”.

Por, sipas Ahmetajt, marrëdhënia e re me FMN-në nuk e ndryshon vendosmërinë e qeverisë për të forcuar financat dhe ulur borxhin.

“A është e rastësishme që në një vit zgjedhor nuk shpërfillet ligji i buxhetit, nuk prishen financat publike, përkundrazi ulet borxhi, mbahet suficiti primar, vendoset deficiti më i ulët në gati 10 apo më shumë vite dhe garantohet rritje ekonomike mbi 3.5 për qind”, shpjegoi Ahmetaj.

Paralelisht, do të miratohet edhe një falje detyrimesh për biznesin, e cila fshin borxhet e pambledhme para dhjetorit 2010 dhe vendos një skemë lehtësuese për detyrimet e periudhës 2011-2014: “Nëqoftëse ka detyrim plus gjobë plus interesa, i falen gjobat dhe interesi nëse do të paguajë detyrimin”.

Për detyrimet pas 31 dhjetorit 2014 nuk do të ketë asnjë falje, veç gjobave të vendosura gabimisht nga sistemi i ri tatimor për mosdeklarimin e punonjësit të vetëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.