☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,448 ▼ -3.46% ETH $2,428 ▼ -3.25% XRP $1.3760 ▼ -5.26% SOL $103.8100 ▼ -5.24%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Marrëveshja Shqipëri-Greqi për punësimin sezonal, deri në 10 000 shqiptarë përfitues

10 000 shqiptarë pritet të jenë përfitues nga marrëveshja e arritur sot mes Shqipërisë dhe Greqisë, sa i takon punësimit sezonal.

Sipas njoftimit për mediat nga Partia Socialiste, Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë, të cilët dëshirojnë të punojnë në sektorin e bujqësisë në shtetin helen.

“Marrëveshja, e cila tashmë ka hyrë në fuqi pas miratimit nga parlamenti grek, u bë e mundur fal negociatave të Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, njëherësh Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, me ministrin grek të Bujqësisë, Makis Voridhis. Për herë të parë i gjithë procesi i pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm do të jetë falas dhe emigrantëve nuk do t’iu duhet të pajisen me vizë pune, duke kursyer kështu kohë dhe pagesat e veprimeve konsullore”,- njofton Partia Socialiste.

“Në marrëveshje parashikohet që duke nisur nga data 4 maj deri më 20 qershor 2020, të gjithë punëdhënësit grekë që janë të interesuar për të punësuarit sezonalë, të aplikojnë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre. Ndërkohë personat e interesuar të punësohen në këtë sektor, do të duhet të aplikojnë në platformën virtuale www.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 ditëve, do të kenë mundësi të përfitojnë kontratat e punës”,- vijon njoftimi.

“Parashikohet që 7 mijë deri në 10 mijë shtetas shqiptarë, të mund të punojnë me të drejta të plota në shtetin fqinj. Termat e marrëveshjes kanë parashikuar edhe masat për respektimin e protokollit të sigurisë për mbrojtjen nga COVID-19”,- bëhet me dije në njoftimin e Partisë Socialiste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.