Marrëveshje të përbashkët për t’i bërë ballë emigrantëve, Sunak takim zyrtar me kryeministren e Italisë
Takimi vjen një ditë pasi projektligji kryesor i qeverisë për azilin pastroi fazat e tij përfundimtare në Dhomën e Komunave, megjithëse do të përballet me një provë të ashpër në Lordët kur t’i nënshtrohet një shqyrtimi të mëtejshëm.
Projektligji i emigracionit të paligjshëm do të ndryshojë ligjin në mënyrë që njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht do të ndalohen dhe më pas do të largohen menjëherë, ose në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë të sigurt si Ruanda.
Prej disa kohësh Italia dhe Britania po përballen më një fluks të lartë emigrantësh, të cilët duan të hyjnë në këto vende për një jetë më të mirë.
Shifrat e raportuara kanë qenë shumë më të larta krahasuar me fillimin e vitit të kaluar, ndërsa ende vijojnë tentativat e emigrantëve për të hyrë në këto vende.