Marrëveshjet e korporatave franceze arrijnë vlerën më të lartë në një dekadë
Vlera e marrëveshjeve mes korporatave franceze është rritur në nivelin më të lartë në një dekadë, ngjarje e cila, sipas analistëve, u atribuohet politikave pro-biznesit të presidentin Emmanuel Macron.
Në vitin 2017, u realizuan marrëveshje me vlerë 209.1 miliardë euro mes kompanitë franceze, niveli më i lartë që nga viti 2007, sipas ofruesit të të dhënave Dealogic.
“Tani në Francë ekziston një kombinim i fortë i optimizmit të CEO-së, ekonomisë së shëndoshë dhe shumë kompanive në aktivitet të mirë me rritje”, thotë Gilberto Pozzi, bashkë drejtuesi i Departamentit të shkrirjes dhe blerjeve globale në Goldman Sachs. “Duhet të jetë një garë shumë e mirë për bizneset franceze për vitet e ardhshme dhe unë do të prisja që kompanitë franceze të jenë më shumë blerës, sesa shitës”.
Optimizmi që karakterizohet në Francë ka qenë pjesë e një ringjalljeje në besimin ekonomik të eurozonës gjatë 12 muajve të fundit. Që nga zgjedhja e Macron në maj, ai ka implementuar reforma për ta bërë tregun e punës më fleksibël, ka ulur shpenzimet publike dhe uli taksat për të pasurit, me qëllim tërheqjen e investitorëve dhe ringjalljen e ekonomisë së dytë më të madhe të Eurozonës.
Në një fjalim në fundvit, Macron e quajti këtë “një transformim të thellë të Francës” dhe tha se axhenda e reformave do të vazhdojë në 2018.
“Macron ka një ndikim pozitiv, pasi një mjedis më i qëndrueshëm dhe më miqësor për bizneset ka gjasa të mbizotërojë për disa vjet”, thotë Yoel Zaoui, bashkë-themelues i Boutique, për investime bankare pranë Zaoui & Co.
Aktiviteti i rritur i korporatave vjen pasi shteti francez ndërmorri një reformë privatizimi për të financuar planet ambicioze të shpenzimeve te bizneset. Shteti francez zotëron 100 miliardë euro kapital në 81 kompani franceze dhe po përgatitet të shesë pjesë të mëdha të zotërimeve të saj.
Të gjitha dhjeta marrëveshjet më të mëdha franceze në vitin 2017 përfshijnë kompanitë franceze si blerës. Në dhjetor, Unibail-Rodamco i Francës, kompania më e madhe e pronës komerciale në Evropë, pranoi të blinte rivalen australiane Westfield për 24.7 miliardë dollarë dhe kompania franceze e mbrojtjes së rrjetit Thales bleu kompaninë dixhitale Gemalto për 4.8 miliardë dollarësh, për të krijuar një udhëheqës botëror në sigurinë kibernetike.