Marrëveshjet swap-BSH: Blerjet në valutë arriten në 28,014.20 milionë lekë
Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, në tremujorin e fundit të vitit kanë rifilluar marrëveshjet swap, me qellim menaxhimin e likuiditetit.
Si rezultat i tyre, BSH-ja bën të ditur se, blerjet e valutës së BSH nga MF arriten në 28,014.20 milionë lekë dhe shitjet ne 28,055.88 milionë lekë.
Ndersa, marrëveshjet e pamaturuara swap, qenë 120 milionë euro.
Sipas BSH-se, blerjet e valutës nga institucionet e huaja llogariten në 345.05 milionë lekë (Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – IBRD dhe Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim – IDA).
Çfarë është një transaksion swap
Një transaksion swap,është konvertimi i një monedhe me një tjetër monedhë në një moment të caktuar kohe, me një marrëveshje për të rikonvertuar atë përsëri në monedhën origjinale në një kohë të caktuar në të ardhmen. Normat e të dy shkëmbimeve vendosen paraprakisht. Transaksionet swap ofrojnë një mekanizëm efikas nëpërmjet të cilit bankat mund të perfitojnë nga periudha kohore që kanë në dispozicion, kështu ato janë në gjendje të përdorin një monedhë të caktuar për një periudhë gjatë të cilës kjo monedhe është me tepricë në llogaritë e tyre.
Për shembull, një bankë në Shqiperi mund të ketë një bilanc të tepërt në Lek, por ka nevoja për Euro për të përmbushur kërkesat e klientëve të saj ose të korporatave. Në të njëjtën kohë, një bankë në e Itali mund të ketë një bilanc të tepërt në Euro dhe një sasi të pamjaftueshme Leku, kështu që bankat mund të negociojnë me një marrëveshje swap në të cilën banka Shqiptare bie dakord për të shkëmbyer Lek me Euro sot dhe Euro me Lek në të ardhmen.