Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 98.12 ▲3.93%
ARI 4,744 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,566 ▼ -1.37% ETH $2,170 ▼ -2.85% XRP $1.3285 ▼ -2.72% SOL $81.8900 ▼ -3.09%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 98.12 ▲3.93 % ARI 4,744 ▼0.69 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 98.12 ▲3.93 % ARI 4,744 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

‘Martinaj’/ Gjonaj shkarkon shefin e Policisë së Burgjeve, paditen mjekët

Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra pasi dështoi në tentativën e parë mbrëmjen e djeshme për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali “Amerikan 2” në Tiranë te spitali i Burgjeve, pasi mjekët e spitalit privat refuzuan që të firmosin kartelën dhe fletën e daljes. Ministrja Gjonaj e ka shkarkuar nga detyra Sulejmanin, ndërsa Drejtoria e Burgjeve ka kallëzuar penalisht mjekët e “Spitalit Amerikan 2”, pasi fillimisht penguan transferimin e Ervis Martianjt.

Ish drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani

Por pas presionit të ushtruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve mbi efektivat e policisë që ishin në detyrë se do bënte kallëzim penal dhe do merrte masa administrative nëse ata nuk do të realizonin transferimin e të arrestuarit në drejtim të spitalit të Burgut në Tiranë, vetë i arrestuari Ervis Martinaj pranoi të largohet edhe pse mjekët e spitalit nuk pranuan të firmosin fletë-daljen.

Kjo ishte një situatë e paprecedentë ku mjekët e një spitali privat, pengojnë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor që detyronte policinë e Burgjeve të transferonte Martinajn nga spitali privat në spitalin e Burgjeve në Tiranë. Gjykata ka vendosur masën 30 ditë burg për Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre Eljo Hato.

Në kërkim për ngjarjen vijon të jetë komandoja që ka qëlluar me armë zjarri, Merviol Bilo, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës dhe Fabjol Allushi. Ndërsa në Kakavijë u arrestua dy ditë më parë Geldo Hoti i cili ka qenë në tavolinë me Matën dhe Bilon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.