☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▲0.54%
DOW 52,370 ▲0.02%
NASDAQ 26,468 ▲1.14%
NAFTA 99.87 ▼1.86%
ARI 4,070 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,708 ▲ +0.68% ETH $2,348 ▲ +1.15% XRP $1.3262 ▲ +2.26% SOL $101.1000 ▲ +0.38%
S&P 500 7,719 ▲0.54 % DOW 52,370 ▲0.02 % NASDAQ 26,468 ▲1.14 % NAFTA 99.87 ▼1.86 % ARI 4,070 ▲0.77 % S&P 500 7,719 ▲0.54 % DOW 52,370 ▲0.02 % NASDAQ 26,468 ▲1.14 % NAFTA 99.87 ▼1.86 % ARI 4,070 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Karakaçi: Dyfishim kapaciteti në Golem dhe investime prioritare për zonat bregdetare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi nënstacionin e ri të Golemit dhe njoftoi dyfishimin e kapacitetit të tij si pjesë të masave për përballimin e rritjes së kërkesës energjetike që po sjell turizmi. Sipas Karakaçit, ndërhyrja jep zgjidhje për rreth 50 mijë banorë dhe preket edhe infrastruktura e zonave turistike, përfshirë Malin e Robit, Golemin dhe Qerretin.

Sipas monitor, këto punime janë pjesë e një programi më të gjerë që do të vijojë në vitet e ardhshme, ndërsa OSSH ka parashikuar një paketë masash edhe për vitin 2026, me fokus në forcimin dhe zgjerimin e rrjetit sipas nevojave të zhvillimit urban dhe turistik.

Përfaqësues të OSSH-thanë se ndërhyrjet përfshijnë përforcimin e infrastrukturës ekzistuese dhe rritjen e kapaciteteve në pika kyçe. Si pjesë e planit është edhe fuqizimi i nënstacionit në Porto Romano, i cili pritet të kalojë nga 50 mega në 100 mega dhe do të pajiset me transformator shtesë. Po ashtu, në plazhin e Golemit disa fidera që punonin me 6 kV do të përmirësohen në 20 kV dhe disa degë do të mbyllen për të krijuar unazim, gjë që shton fleksibilitetin dhe sigurinë e furnizimit.

Ministri vuri theksin te reduktimi i humbjeve dhe stabiliteti i furnizimit si objektiva kryesore të këtyre investimeve. Ai përmendi se disa zona vijojnë të kenë problematika dhe kërkojnë ndërhyrje specifike për shkak të ngarkesave në fund të linjave.

Si shembull u përmend Spilleja, ku është përfunduar faza e parë e punimeve dhe parashihet një fazë e dytë që do të përfshijë vendosjen e rrjetit 20 kV për të zgjidhur ngarkesat dhe ndërprerjet lokale. Zgjerimi i rrjetit energjetik në bregdet synon t’i japë përgjigje rritjes së presionit mbi infrastrukturën si pasojë e zhvillimit turistik, raporton monitor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.