Bota

Masakër në shkollën e Teksasit, 10 të vdekur. Dy të arrestuar

Zyra e sherifit të zonës konfirmoi numrin e viktimave dhe tha gjithashtu se i plagosur nga mbetur një oficer policie. Presidenti i Amerikës, Donald Trump shprehur ngushëllimet e tij për viktimat, në fillim të një konference që përkoi me masakrën.

“Fatkeqësisht më duhet ta nis duke shprehur trishtrimin dhe dhimbjen tonë për masakrën në shkollnë e mesme ‘Santa Fe’ në Teksas, që ndodhi para pak çastesh. Kjo po ndodh prej shumë kohësh në vendin tonë, prej shumë vitesh dhe dekadash. U shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen tonë të gjithë atyre që janë prekur nga ky sulm i tmerrshëm, studentëve, prindërve, mësuesve dhe personelit në shkollë. Administrata ime është e vendosur të bëjë gjithçka në fuqitë e saj për të mbrojtur studentët tanë, për të siguruar shkollat dhe për t’i mbajtur armët larg duarve të atyre që përbëjnë kërcënim për veten dhe të tjerët. Kjo është një ditë shumë e trishtë”, tha Trump.

Mësohet se shumica e viktimave janë nxënës, por mes tyre ka edhe mësues. Autoritetet thanë se, veç të dyshuarit kryesor, është ndaluar edhe një person i dytë që dyshohet se mund të ketë qenë bashkëpunëtor.

Policia e Teksasit u tregua e kursyer me detajet, por mediet lokale thanë se agresori është një nxënës i shkollës. Sulmi makabër u kryer në fillim të ditës së mësimit në shkollë “Santa Fe”, sapo një pjesë e nxënësve kishte mbaruar një seancë stërvitore në rast zjarri apo sulmi në shkollë.

Mediet spekulojnë se agresori mund të ketë zgjedhur me dashje pikërisht këtë moment. Nuk ka dyshim që masakra e radhës do të ashpërsojë edhe më shumë debatin e zjarrtë për armët në SHBA dhe jo pa të drejtë. Për ta vënë në kontekst të situatës kombëtare, ky është sulmi i tretë gjatë 7 ditëve të fundit dhe i 22-ti në shkollat amerikane që prej fillimit të vitit në SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button